Afera CEZ, ja email-i që
implikon Shkëlzen Berishën

Afera CEZ, ja email-i që<br />implikon Shkëlzen Berishën
Taulant Balla, kryetar i komisionit hetimor për privatizimin e CEZ ka publikuar sot dokumente që faktojnë lidhjen Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt me çekët e CEZ.
 
Në email-et midis drejtorit çek në Shqipëri, Josef Hejsek dhe n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flitet për takimin e tyre me Sali dhe Shkëlzen Berishën.
 
Në takim do të flitej për kërkesat e CEZ për qeverinë, debinë që duhej paguar në atë moment dhe rregullimet e çmimit të blerjes së energjisë nga kesh.
 
Në to flitet gjithashtu për rolin direkt të Nuel Kalajt si negociator në këto ndryshime nga kontrata finale e firmosur në 2008.
 
Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty dhe Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova me detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së kryeministrit".
 
I shkruan drejtori i CEZ-it në Tiranë, numrit dy të CEZ-it mëmë në Pragë në 28 janar 2010.
 
Ndërkaq, Nuel Kalaj ka reaguar nëpërmjet një emaili ku thotë se këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.
 
Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë. I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.
 
Nuel Kalaj akuzohet nga të majtët si sekseri i privatizimit të CEZ.

I njohur si mik i dalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, pretendohet se ka përfituar nga çekët e CEZ-it transferta bankare 6.8 milionë euro; dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
 
Emri i Nue ose Nuel Kalajt doli në skenë pas dëshmisë në komisionin hetimor të juristit të kompanisë OSHEE, Romeo Karajt.
 
Sipas tij, Nue ose Nuel kalaj ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji ish-kryeministrin Berisha, madje ka zhvilluar dhe takime në zyrën e këtij të fundit.
 
Emaili i publikuara nga komisioni hetimor:
Taulant Balla: "Dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë "sekseri" i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ.
 
Komisioni ka administruar nga një banke e nivelit të dytë disa llogari bankare te Nue Kalaj i cili ka marre nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Keto shuma me pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kerkuar informacione shtese nga banka, por edhe nga banka te tjera, pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj.
 
Per Nuel (Nue) Kalaj ne deshmine e deshmitarit Romeo Karra ne Komisionin Hetimor rezulton te kete qene edhe ndermjetesi i kontakteve dhe bisedave ndermjet Qeverise shqiptare dhe kompanise CEZ.
 
Sot po publikojme nje nder shume provat e pakontestueshme, e cila deshmon qarte rolin qe ka luajtur Neul Kalaj. Ai ka qene i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes. Kjo kuptohet qarte ne kete e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit te CEZ-IT ne Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport ne sallonin VIP.

Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme per neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) se bashku me Hejsekun dhe te tjere jane takuar me Kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij.
 
Sot nuk po bej asnje pyetje. Pyetjet do t'i behen ne komsion hetimor dhe me pas.
 
Hetimi parlamentar vazhdon"
, deklaron deputeti socialist, Taulant Balla.

faksimile
(Emaili mes Hejsek dhe Pleskac)

Nuel Kalaj reagon në Facebook
Pasi nuk u paraqit në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ, Nuel Kalaj, i dyshuari për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke në privatizimin e OSHEE-së në 2009, ka reaguar përmes një email-i.
 
Ai thotë se, këto ditë ndodhet në Kosovë për arsye familjare, ndërsa njoftimin për t’u paraqitur në komision e ka marrë vetëm një ditë para mbledhjes.
 
Kalaj thotë se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë.
 
I dyshuari si sekser thotë se, në asnjë rrethanë nuk do të fshihet dhe nuk do t’i largohet përgjegjësisë sa i përket kësaj çështjeje.
 
Kalaj mbron aktivitetin e tij duke thënë se, është i mbështetur në baza ligjore dhe se marrëveshja me ÇEZ-in është kontraktuale. Pas periudhës së pushimit, Kalaj thotë se është i gatshëm të paraqitet vullnetarisht pranë komisionit parlamentar.
 
Postimi i plotë i Nuel Kalajt: Nuk fshihem, ndodhem në Kosovë
"Unë, Nuel Kalaj, deshiroj te informoj opinionin publik në lidhje me  ftesën për t'u paraqitur pranë Komisionit Parlamentar në Tiranë, për çështjen e ÇEZ-it.
Njoftoj opinion publik se këto ditë ndodhem në Kosovë per arsye familjare , ndërsa njoftimin e kam marr me datë (9.01.2017) në ora 14:00 nga familjarët e mi, vetëm një ditë para mbledhjes së komisionit parlamentar e cila u mbajt me datë (10.01.2017). Për shkak të kushteve të vështira atmosferike e kisha të pamundur te udhëtoja për Tiranë.
 
Në asnjë rrethanë, unë nuk do të fshihem dhe as nuk do t'i ikë asnjë përgjegjësie sa i përket kësaj çështjeje.
 
I gjithë aktiviteti im është i mbështetur në baza ligjore dhe marrëveshja ime me ÇEZ-in është kontraktuale. Pas pushimit jam i gatshëm të paraqitem vullnetarisht pranë Komisionit Parlamentar.
 
Me respekt Nuel Kalaj. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro