Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje. Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.
Pyetje: Ke bërë një intervistë pak vite më parë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj? Cfarë nuk është publikuar?
Fatos Mahmutaj: Ajo akuzonte Ilir Metën si njeri që i bënte shantazh Ismailajt, i kërkonte para. Më ka thënë se Meta ishte ai person që bënte presion se i duheshin. Ajo më tha se e ka paguar disa herë. Në momentin që nuk e pagoi ai u hodh si një mish për top në organet e drejtësisë për tu arrestuar.
Pyetje: A do ketë drejtësi për këto dy çështje të rëndësishme?
Fatos Mahmutaj: Besoj se gjërat po shkojnë ku duhet pak nga pak dhe besoj se autorët e këtyre çështjeve do ndëshkohen.
Dyshimet ndaj Metës i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.
Lajmi kryesor:
U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj për Report Tv: Vendimi i Strasburgut i vonuar, përgjegjës kryesor Berisha, po e ndjen të ftohtin e qelisë
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)
29 Janar, 08:04
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40