U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj për Report Tv: Vendimi i Strasburgut i vonuar, përgjegjës kryesor Berisha, po e ndjen të ftohtin e qelisë

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit, në “Studio Live” në Report Tv ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila tha se përgjegjës është shteti dhe kërkoi të bëhet rihetim. Teksa e konsideroi një lajm të vonuar Mahmutaj tha se gjatë këtyre 13 viteve me këtë çështje është luajtur ping-pong nga organet e drejtësisë, ndërsa dosja është sfumuar.

“Lajm i vonuar, por i mirë. Po shkojmë te 13 vjet nga 21 janari ishte bërë si pong pong mes institucioneve të drejtësisë. Sa herë kalonte nga një hallkë në një tjetër dosja sfumohej. Dëshmitë hiqeshin, provat po ashtu”, tha ai në një lidhje në skype me gazetarin Arbër Hitaj.

Përgjegjës kryesor për 21 janarin, Mahmutaj tha se është vetë Berisha, ndërsa kërkoi që të rihetohet çështja. Teksa komentoi akuzat e Berishës se 21 janari është hetuar nga militantë të PS, Mahmutaj tha se ish-kryeministri po "e ndjen të ftohtin e qelisë".

Pyetje- përgjigje në Report Tv:

Pyetje: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, si e komentoni deklaratën e ministrit Manja se autoritetet në Shqipëri duhet të rihetojnë 21 janarin? Si e prite këtë lajm?

Mahmutaj: Lajm i vonuar. Po shkojmë te 13 vjet nga 21 janari ishte bërë si pong pong mes institucioneve të drejtësisë. Sa herë kalonte nga një hallkë në një tjetër dosja sfumohej. Dëshmitë hiqeshin, provat po ashtu. Strasburgu vërtet nuk ka vendim detyrues por këshillues për qeverinë. Strasburgu me këtë vendim ka thënë për të rihapur nga fillimi çështjen, kjo është gjë e mirë edhe pse 13 vjet më pas.

Pyetje: Çfarë nuk di publiku nga ajo që ka ndodhur më 21 janar?

Mahmutaj: Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha dihet. Pastaj urdhërues është edhe shefi i sigurisë së Berishës… Ekzekutorët janë Agim Llupo dhe shefi i sigurisë së Berishës. Këto janë ditur por asnjëherë nuk janë akuzuar dhe nuk janë vendosur në dosje këto.

Pyetje: Ti ke qenë atje dëshmitar, u plagose më pas dhe u largove. Je i gatshëm të japësh dëshmi nëse do të ketë rihetim? Po për akuzat e Berishës se hetimi është bërë nga një militante e PS çfarë komenti ke?

Mahmutaj: Aman të marrësh seriozisht Berishën tani pas 13 vjetësh. Ai ishte personi që pas asaj që bëri tha do kisha vrarë 1000… do kisha vrarë Edi Ramën. Berisha po e ndjen të ftohtin e prangave dhe të qelisë e ka kuptuar se ku e ka fundin dhe prandaj bën deklarata të tilla.

Kërcënimi që i ka bërë ambasadores amerikane në 97’ që janë publikuar dhe në media. Tha nuk kam për t'ja falur. Kemi Berishën të akuzuar për çështje të tjera që u ka bërë dëme të mëdha shqiptarëve. Kemi raste të tjera, Gërdeci, Rruga e Kombit etj.,i janë shtuar rastet deri atje ku nuk shkon më. Rasti i fundit që Berisha është marrë nën hetim është për mbesën e tij që ka blerë apartament në Gjermani. Imagjino cili shqiptar, se unë njoh dhjetëra në Gjermani, në momentin që i mbushet mendja të blejë një banesë ta blejë sikur po blen një xhaketë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Afera CEZ-DIA, Fatos Mahmutaj për intervistën me Vojsava Ismailiajn: Më tha se Meta i ka bërë shantazh dhe i ka marrë para Kastriotit, kur ndaloi pagesën ia 'hodhi' drejtësisë

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje. Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

Pyetje: Ke bërë një intervistë pak vite më parë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj? Cfarë nuk është publikuar?

Fatos Mahmutaj: Ajo akuzonte Ilir Metën si njeri që i bënte shantazh Ismailajt, i kërkonte para. Më ka thënë se Meta ishte ai person që bënte presion se i duheshin. Ajo më tha se e ka paguar disa herë. Në momentin që nuk e pagoi ai u hodh si një mish për top në organet e drejtësisë për tu arrestuar.

Pyetje: A do ketë drejtësi për këto dy çështje të rëndësishme?

Fatos Mahmutaj: Besoj se gjërat po shkojnë ku duhet pak nga pak dhe besoj se autorët e këtyre çështjeve do ndëshkohen.

Dyshimet ndaj Metës i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë