Afera e Berishës me privatizimin e Kompleksit Partizani, Dumani: Po hetojmë në mënyrë aktive

Afera e Berishës me privatizimin e Kompleksit Partizani, Dumani: Po hetojmë në mënyrë aktive

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se po hetohet në mënyrë aktive lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani. Këtë dosje e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere? 
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.  Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. 

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III


Lajmi kryesor:

Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetaj! Nisin hetimet për fondet e IPARD


M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë