Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetaj! Nisin hetimet për fondet e IPARD

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë dosjesh të nxehta. Ndërsa në GJKKO vijon procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Kreu i SPAK konfirmoi se për tragjedinë e 15 marsit 2008 në hetim është dhe një tjetër fraksion i dosjes për korrupsion dhe pastrim parash sa i takon trafikimit te municioneve. Për këtë çështje është marrë në pyetje më 26 janar edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Kreu i SPAK tha se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme në lidhje me kete dosje dhe se janë nisur drejt SHBA-ve disa letërporosi për marrjen e provave dhe dëshmive me interes për hetimin.

Privatizimi i Kompleksit  Partizani, ku hetohet Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe persona të tjerë apo edhe çështja “Cez Dia”,  ishin dy dosje te tjera per te cilat kreu i SPAK tha se po hetohet në mënyrë aktive dhe po kryhen veprime të shumta hetimore.

Në lidhje me ish zevendeskryeministrin Arben Ahmetaj sipas Dumanit çështja ka hyre në një fazë të re dhe nga hetimi do të ketë zhvillime suprizuese. Kryeprokurori i SPAK, bëri të ditur se hetuesit e dinë nga ka dalë Arben Ahmetaj në momentin kur është larguar nga Shqipëria dhe çfarë dokumenti ka përdorur.

“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”.- tha Dumani.

Sa i takon deputetit Damian Gjknuri i përmendur ne dosje, kreu i SPAK tha se ai  është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn.

Lidhur me fondet e programit IPARD II nga Ministria e Bujqësisë, të cilat u pezulluan nga BE. pasi çështja u pushua për moskompetencë, Dumani konfirmoi se ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake. Pezullimi erdhi pasi fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri gjatë viteve 2014-2020 janë bërë objekt hetimi nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.

I pyetur për koncesionin e sterilizimit kreu i Spak tha se hetimi vijon, dhe se nuk përjashtohet mundësia e procedimit edhe për persona të tjerë ku perfshihen edhe dy ish ministrat e sugjeruar nga gjykata Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani. Në këtë dosje, krahas hetimit penal për të gjithë të dyshuarit ka nisur edhe hetimi  pasuror

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK

Për “Metamorfozën” Dumani i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga partnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.

Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
A ka vdekur Ervis Martinaj? Dumani jep përgjigje për zhdukjen e “mbretit” të lojrave të fatit

1676468579_16700666521664208355martinaj.jpeg

Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht të vitit të kaluar. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”– tha Dumani.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. 

Ora 18:22
Dumani tregon se në çfarë faze ndodhen hetimet për kullën 'Mali i Tiranës'

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka konfirmuar se është caktuar prokurori i çështjes që  do të hetojë dosjen për projektin e kullës në qendër të Tiranës ku përflitet se pas saj qëndrojnë dhe njerëz të afërt me familjen Berisha.

Më 8 gusht Partia Demokratike depozitoi në SPAK dosjen për qiellgërvishtësen me 65 kate “Mali i Tiranës”, 185 metra e lartë që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit aty ku ka qenë e famshmja gropa e "Hajdin Sejdisë' në Tiranë. 

Dumani u tregoi gazetarëve se në çfarë faze ndodhen këto hetime

“Është marrë një kallëzim penal nga Partia Demokratike  lidhur me këtë çështje. Është hedhur ne short është caktuar prokurori i çështjes. Nuk mund të jap detaje për hetimet pasi me të po merret prokurori i përcaktuar nga shorti” tha Dumani.

I takon prokurorit të vendosë brenda 15 ditëve se çfarë do të bëjëm me këtë dosje, nëse do ta rikthejë, do ta pushojë apo do ta regjistrojë për fillim të hetimeve.

Debati që kulmoi në mes të muajit gusht, përfshiu aktorët kryesorë të politikës në Shqipëri.

Ndërtues i kullës është Ilir Shtufi, i lidhur ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, i cili edhe banon në një nga vilat që është nën emrin e Ilir Shtufit, ndërtuesit të kullës. 

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

Ora 16:37
Ambasada e SHBA 'zbarkon' në SPAK, mesazhi për Dumanin: Keni mbështetjen tonë të plotë për çrrënjosjen e korrupsionit

1695911890_377410004714950610660099264868904496969570n.jpg

I dërguari i SHBA në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e SPAK në reformën e drejtësisë.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ora 14:43
Afera e Berishës me privatizimin e Kompleksit Partizani, Dumani: Po hetojmë në mënyrë aktive

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se po hetohet në mënyrë aktive lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani. Këtë dosje e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere? 
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.  Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. 

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 14:37
Serat me kanabis në Berat, SPAK merr në dorë dosjen

Prokuroria e Posaçme ka marrë dosjen për serat e kanabisit në Berat zbuluar në nëntor 2022  ku u zbulua dhe përfshirja edhe e zyrtarëve të policisë teksa Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën.

Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK Altin Dumani, teksa sqaroi se procedimi është regjistruar për grup të strukturuar kriminal. Për fermën me kanabis kujtojmë se u arrestuan Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 870 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë.

Ora 14:32
Dosja e koncesionit të sterilizimit, SPAK: Nuk përjashtohet mundësia që në vijim të ketë të tjerë nën hetim

1692447487_sterilizimispak.JPG

Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Altin Dumani tha se është një çështje ende nën hetim.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimiz pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veorën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- tha Dumani.

Ora 14:24
Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi dhe po verifikojmë

1678861591_1552553630gerdeci.jpg

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture.

Lidhur me fraksionin e dosjes Gërdeci, Dumani tha se SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 28/09/2023 19:42

    Keni edhe drejtoret e Ministrise se Financave qe kane kallezime dhe ju i keni harruar ne arkivat tuaja, sidomos te Kredite e keqija!shifi pak se ke nje trim peshk aty! analfabet e kokbosh rraseni mrena se nuk i duhen hajdutat ktij veni!

    Përgjigju
  • GazmendK: 28/09/2023 18:16

    Vela nuk do te harroj, privatizimi i Bistrica-1, 2 dhe Ulza Shkopeti. Ky është peshku më i madh në korrupsion. do t'i jepni pasuritë tona një "hajduti" në këtë mënyrë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic