Afera e Partizanit, juristi: Nëse Berisha s'paraqitet nesër në gjykatë, shoqërohet me forcë! Logu: Mund të shkohet edhe drejt arrestimit të tij

TIRANË- Arrestimi dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, masa ndaj ish-kryeministrit si dhe ndaj ndërtuesit Fatmir Bektashi në lidhje me aferën për privatizimit të ish- kompleksit ‘Partizani’, ishte temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Besart Logu, për gazetarin Arbër Hitaj tha se Partia Demokratike është distancuar nga Sali Berisha dhe se ky lajm as nuk e hidhëron e as nuk e gëzon. Logua tha se teorikisht ekziston mundësia që Berisha edhe të arrestohet.

‘PD nga 9 shtatori është distancuar nga Berisha. Ka 0 influencë nga strukturat e PD-s Berisha. PD nuk ka reaguar nuk është bërë palë ndryshe nga Bardhi apo persona të tjerë të partisë që kanë dalë hapur kundër SPAK. Ka mbajtur një qëndrim objektiv mbi palët. Ka qenë pro kësaj strukture. Ka propozuar që imuniteti t’i hiqet. PD e ka shprehur qëndrimin e saj dhe në rastin e Berishës as nuk gëzon dhe as nuk hidhëron. Teorikisht ekziston si mundësi edhe arrestimi i Berishës. Berisha me këto refuzime po rrezikon ‘arrest me burg’.- tha Logu.

Juristi Bledar Meminaj u shpreh se nëse Berisha nuk paraqitet nesër në gjykatë mund të shoqërohet me forcë.

‘Nëse Berisha nuk paraqitet nesër mund të shoqërohet me forcë. Berisha rrezikon deri 12 vite burg, Malltezi 15 vite, nisur nga akuzat e SPAK.’- tha juristi.

Meminaj, tha se vendimi i gjykatës favorizon Berishën, teksa ka nënvizuar se u ka dhënë një armë të fortë avokatëve të ish-kryeministrit.

‘Vendimi i gjykatës lë për të dëshiruar sa i përket aspektit sepse ka cenuar kushtetutën tek deputeti Berisha. Në këndvështrimin tim e ka favorizuar deputetin Berisha. U ka dhënë një armë të fortë avokatëve pasi ka shkelur kushtetutën. Këtu diskutohet tek një togfjalësh që flitet për një heqje të lirisë, arrestit në burg dhe arresti në shtëpi dhe çdo lloj masë tjetër që ka të bëjë me heqje lirie. Fjalën që interpretohet kështu nuk duhet të përvëloje mbi kushtetutën. Pse SPAK u nxitua?! I ka lënë shteg Berishës të mbrohet. Ka një vendim që është i goditur. Duhet të ndiqte një rrugë ligjore. Është vendimi i paplotë. Gjykata ka frikë akoma nga të bërit drejtësi.’- tha Meminaj.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se Berisha nuk duhet të përdorë flamurin e PD-së për të mbrojtur veten. Kadilli tha se quan sot diktaturë, ndërkohë që ndërton 17 pallate. Sipas Kadillit, Berisha duhet të përballet me dinjitet me drejtësinë.

‘Në thelb është ngjarja më e fortë që ka ndodhur që nga momenti i Reformës në Drejtësi. Berisha një nga personat më të fortë në Shqipëri. Fakti që afrohet pranë Berishës është lajm i mirë. Është delikat nga ana tjetër pasi ka sfida brenda për drejtësinë e re. Hapat janë të ndrojtur dhe deri diku kalkulative. Jam dakord me interpretimin që ha diskutim, por mendoj se nuk ka heqje lirie. Gjykata ka bërë politikë penale. Është i panevojshëm arrestimi i Malltezit. S’ke pse e arreston në ambiente publike, duke bërë shou, ka një mënyrë që ta ruash dinjitetin. I është shmangur drejtësisë. Kur bën avokatinë me logon e PD-së ky është një përdorim i pastër i partisë. Po abuzon me PD-në. Mos përdor flamurin e partisë. Quan diktaturë sot kur bën 17 pallate. Në atë diktaturë ishte në krye Saliu jo unë. Duhet të shkoj në gjyq dhe të përballet me dinjitet.’- tha Kadilli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dmth: 24/10/2023 05:07

    Dmth, Saliu nuk paska pasur licencë për të vrarë njerëz e nuk ka qenë i fortë e me mbështetje për 30vjet, por faji është se nuk ka dashur shtet t'a shoqërojë me forcë? Pse?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 23/10/2023 19:51

    Salehun neser qe ne oren kater te mengjesit e gjeni te shkallet e SPAKUT...ska nevoj per grup te gatshem....fare fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë