Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Leka: Berishën e ka ndjekur karma, fiks para 30 vitesh arrestoi Nanon me akuza të pabaza! S'ka të ardhme

Gazetari dhe analisti Martin Leka, e cilëson si ngjarje të rëndësishme masën ndaj Sali Berishës nga SPAK, ndërsa nënvizon se është thyer më në fund në vendin tonë miti i pandëshkueshmërisë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, gazetari Leka tha se Berisha duhet të hetohet edhe për 21 janarin dhe për Gërdecin, ku ka pasur humbje jetësh njerëzore.

Sipas Lekës, Sali Berishën e ka ndjekur karma e vet, pasi fiks 30 vite më parë ka burgosur politikisht me akuza të pabaza, ish-kryeministrin dhe ish-rivalin e tij politik Fatos Nanon.

‘Është ngjarja më e rëndësishme aktuale politike dhe jo vetëm, pasi për herë të parë në 30 e ca vjet ish-zyrtari me i lartë, që ka qenë president kryeministër deputet që prej 30 vitesh akuzohet për një akuzë konkrete dhe ndaj tij merret një masë përkufizimin e lëvizjes. Duhet të kemi parasysh se Sali Berisha më herët është akuzuar edhe për të tjera afera. Janë të njohura ngjarjet e 21 janarit, por akuzohet për një vepër më banale, sesa këto në krahasim me 21 janarin apo Gërdecin, ku kishte humbje jetësh njerëzore. Drejtësia e vonuar është e mohuar, por mund të themi pa frikë se kjo drejtësi e mohuar është gati të bëhet realitet.

Është thyer miti i pandëshkueshme risë në këtë vend. Kjo i vë vulën përfundimisht mitit të pandëshkueshmerisë në Shqipëri. Berisha është vetëm një prej këtyre ish-udhëheqësve apo ish drejtuesve të lartë të akuzuar. Mendoj se SPAK duhet tu shkoj deri në fund këtyre ngjarjeve në mënyrë që të rrisë efikasitetin e Reformës në Drejtësi dhe besueshmërinë tek publiku shqiptar që më në fund diçka po ndryshon në Shqipëri.

Cikli politik i Sali Berishës ka përfunduar, e gjitha ça bën tani është të ketë një mbrojtje sa më shumë politike. E ka ndjekur karma e vet, fiks para 30 vitesh ka arrestuar Fatos Nanon me një akuzë të pabazë dhe që u provua. Ishte një akuzë qartazi politike. Nuk mendoj se akuza ndaj Berishës është politike. Është në një ditë shumë të keqe, kur akuzon kryeministrin e merret me gruan tij. Ka kohë të jetë dinjitoz dhe të provojë se nuk është ai ndaj këtyre aferave. Por unë nuk mendoj se janë kaq amatore hetimet. Ka plot çështje të depozituara në SPAK, hetimet për rastin në fjalë ka 3 vite që janë filluar dhe masat janë finalizuar pas 3 vitesh.’- tha Leka.

I pyetur në lidhje me aksionin opozitar, Leka tha se aksionet e opozitës janë provuar dhe se nuk kanë treguar efikasitet, ndërsa shtoi se duhet të reformohet që të bashkojë vetveten.

‘Është një mënyrë e shkelur më parë nga opozita, janë të provuara dhe nuk mendoj se kanë treguar efikasitet. Opozita nëse do të shkulë nga rrënjët qeverinë duhet të ketë aksione opozitare dhe që nuk kanë qenë rezultative. Duhet të reformojë dhe të bashkojë vetveten.’- tha Leka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar