Dosja ‘Partizani’, Beqiri: Familja e Saliut ka funksionuar si organizatë kriminale! Berisha rrezikon 8 vite burg, Malltezi minimumi 10! Petraj: Pasuritë do u konfiskohen

Dosja 500 faqe me provat që bëjnë të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi zbulon të gjithë skemën dhe rrugën që ndoqi ish kryeministri për të arritur deri në privatizimin e Kompleksit Partizani e për të mbushur arkën e familjes së tij.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri, e konsideroi familjen e Berishës si një organizatë kriminale, me role të ndara për secilin prej tyre, ku rolin kryesor e ka pasur Berisha. Sipas Beqirit, duhej mbushur me para fondacioni i Liri Berishës, në mënyrë që të bëhet pastrimi i parave të tyre.

‘Bie në sy që kemi të bëjmë me një organizatë kriminale me role dhe rolin kryesor e ka pasur Berisha pasi ai ishte që bënte presionet e para. Duhej mbushur fondacioni i Liri Berishës me miliona euro dhe pastaj të bënte pastrimin e tyre, duheshin mbushur xhepat e Jamarbrit, Argitës e Shkëlzenit.

Vërsulej Berisha e bënte presion. Mbasi viheshin para një situate të tillë i zbërthenin qeset sa i takonte Lirisë, Shkëlzenit, Argitës. Kjo familje ka funksionuar gjithmonë si organizate kriminale, shkon Shkëlzeni që merr një Shtëpi te ETC dhe me qira ja jep me katërfishin e qirasë ish drejtorit të Cez-Dia, ai shko dhe fle në atë shtëpi dhe e merr dhe ia shet Lumneshit. E ka marrë atë pasuri dhjetë herë më shumë sa është çmimi real, mbi 2 milionë euro.

Gjithë këtë shumë parash pse i paguan? Nuk është ky një pastrim i parave te pista? Arrin ai Ulaj, kur ia shtrëngoi këmbët fort i dha gjithë pallatin. A pallati që bilbilos Saliu atje. Është i Ulajt, sikurse i dhuroi edhe gjithë katin te ajo qendra tjetër, atje pas asnjë lekë. 300 HEC dhe koncesione 43 prej tyre, ju janë dhënë koncesionarëve të huaj. 43 prej tyre ia dha në kompetencë Shkëlzenit të vet. Tani në dosje e shikoni se ka dhe emra konkret.’- tha Beqiri.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri theksoi me tej se janë edhe 37 afera të tjera që rëndojnë mbi Berishën.

‘Një është afera e ‘Partizanit’ por janë edhe 37 të tjera. Janë edhe 41 afera të tjera korruptive për Ilir Metën. Këto 500 faqe vetëm që t’i shtypësh duan kohë e kohë. Është bërë një punë që tregon jo vetëm profesionalizëm të lartë. FBI paska sjellë specialistë të shkëlqyer, prokurorë dhe gjyqtarë.'- tha Berqiri.

Avokati Beqiri theksoi me tej se me këtë dosje Berisha rrezikon 8 vite burg dhe dhëndri i tij mbi 10 vite.

‘Berisha me këtë dosje rrezikon 8 vite burg, dhe ai do të bëj burg dhëndri i tij e ka më të rëndon pozitën, sikurse edhe persona të tjerë të familjes edhe dhëndri i tij me minimumi 10 vite burg.’- tha Beqiri.

Ndërsa avokati Edmon Petraj, shtoi se përveç se Berisha, përfundon i dënuar, edhe pasuritë e tyrë do të konfiskohen.

‘Berisha përfundon përfundimisht i dënuar pro do të kemi kohë të gjatë. Nuk mund të flas pa shkuar te dosja e gjyqtarit të seancës paraprake. Nëse do të ketë një studim të thellë ndaj tyre do të ngrihen edhe çështje të tjera penale. Do u konfiskohen pasuritë.’- tha Petraj.

Petraj shtoi më tej se ndaj të pandehurve do të ngrihen edhe akuza të tjera.

‘Do ngrihen edhe akuza të tjera. Këto kalojnë në sekuestro. Kompleksi Partizani mund të hapë dhe një krizë sociale. Te pjesa e deklarimit të pasurive, këto që ka zbuluar SPAK, ai fillon, deklarim të rremë, kemi pastrim parash, pritet të ngrihen dhe akuza të tjera, nëse te kjo dosje kemi 3-4 persona, gjyqtari i seancës paraprake mund të thërrasë edhe persona të tjerë si të pandehur. Më duket sikur kjo dosje kaq voluminozë e kam thënë dhe po ethëm i ngjan një grupi të strukturuar kriminal duket me pak persona, nëse do të arrijë gjyqtari i seancë paraprake ta lexoj dosjen, do të kemi kthim dosje dhe do të thirren dhe persona të tjerë.’- tha Petraj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
‘Berisha mori truallin e shtetit, ja dha dhëndrit’ avokati Beqiri: Për 109 mln lekë u morën gjithë ato ndërtesa

 

Avokati Idajet Beqiri duke folur për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, theksoi se Sali Berisha në postin e kryeministrit, mori truallin e shtetit dhe ia dha dhëndrit. Sipas Beqirit për 109 mln lekë të vjetra u blenë të gjitha ndërtesat.

‘Ishte privatizim korruptiv, i gjithë korruptiv. Nga një VKM që ishte familjare, për familjen Berisha për dhëndrin e tij dhe një pasuri e cila ishte shtetërore, me falsifikime nga më skandaloze deri me ndërhyrje në Arkivin e Shtetit... paso kjo pasuri iu ble ish-pronarëve nga italianët. Ishin të shpronësuar të gjitha ata.

Më vonë u ndërtua kompleksi ‘Partizani’ u ndërtua mbi tokë shtet. Berisha e mori dhe bëri pronar për të dytën herë familjen e të parëve të dhëndrit të tij. Këto njerëz që e dinin... bënë një prokurë dhe ngarkuan Jamarbër Malltezin, por ju do të më jepni diçka si shpërblim. I dhanë 5% të pjesës së vet Jamarbër Malltezi. Pse ja dhanë...që të merreni VKM në dorë. Godina dhe truall ishin e shtetit shqiptar, megjithëse ishin të tilla, morën jo vetëm truallin por edhe ndërtesat. I morën për 109 mln lekë të vjetra. Tashmë SPAK hetoi, dhe kur çoi ekspertët bën 3 mld, 300 herë më pak pagoi Jamarbër Malltezi me familjen Berisha për të blerë të gjitha këto asete. SPAK i ka veshur me një hetim të shkëlqyer.’- tha Beqiri,

Ora 19:29
Afera ‘Partizani’, Beqiri: Jamarbri ka vjedhur edhe kushërinjtë e tij! Me tezen është në gjyq

Avokati Idajet Beqiri, duke folur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ tha se pjesëtarë të familjes Malltezi janë bërë ujqër me njeri tjetrin pasi ky i fundit i ka vjedhur. Sipas Beqirit ai është në gjyq me tezen e tij.

‘Nuk e ekzagjeroj por ju them juve, si janë përjashtuar pjesëtarë të familjes Malltezi, janë bërë ujqër edhe me njëri tjetrin kushëriri i parë ka ngrënë kushëririn e parë. Jamarbër Malltezi i ka vjedhur dhe ata. Kur them me tezen e vet kam parasysh disa gjyqe. Edhe gjyqtare edhe prokurorë me vendimmarrjen e tyre kriminale, janë 10 gjyqtarë që kanë dhënë vendime në kundërshtim me ligjin.

Krimi është i hapur i Oerd Bylykbashit. Ish gjeneralin e Shtabit, i cili u bë bllok u bë barrikadë, i cili tha jo. Ai shkoi dhe shpërdori detyrën i çoi grup për kontroll e zhduku nga faqja e dheut. Nuk qenka bashkëpunëtor bashkë me Saliun. Të gjithë këtij janë minimumi bashkëpunëtor me shpërdorimin e detyrës. SPAK heton dhe mbasi heton dhe përcakton kush e shpërdoroi detyrën, pastaj në fund thotë këto e kanë kryer këtë krim që dënohet deri në 7 vite burg. Është hetuar por nuk janë marrë përgjegjësi penale. Kjo dosje po shkon dhe jam i bindur se kemi të bëjmë me një dosje siç ishte dosja e veçuar e Fatmir Mediut. Kjo do të jetë me fraksion.’- tha Beqiri për gazetarin Arbër Hitaj

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ministri komunist: 17/09/2024 19:28

    Haaaaaaaaaa!!! Analize e shkelwyer e avokatit Idajet Beqiri.

    Përgjigju
  • Eri: 17/09/2024 10:59

    Konfiskimi eshte zgjidhja me e mire per kedo....

    Përgjigju
    • Loni: 17/09/2024 12:01

      Po kujt ju konfiskuan pasurit qe do i konfiskohen sulltanit sali. Pastaj ato i kan shitur cfare do ja konfiskojne si pallati lul bashes qe moren po demshperblim nga shteti.ketu cdo gje qesharake nga fillimi ne fund. Me mir koloni e nje shteti se sa te qeverisin keta mostra si edi si iliri si saliu e kelyshet e tyre.

  • Lui: 17/09/2024 10:28

    As edhe një ditë burg nuk kanë për të bërë. Dhe kjo u pa që kur Saliu bën çfarë të dojë në arrest shtëpie. Arrest shtëpie nënkupton që ti për arsye moshe ose shëndetsore nuk rri në burg, por në shtëpi. Dhe presupozohohet që personi nuk duhet të ketë kontakt me asnjë, përveç familjarëve që banojnë në atë shtëpi. Duke parë gjithë këtë, Saliu mund të dënohet por max me konvertim shërbim prove. Më e rëndësishmja është që tu konfiskohen pasuritë kurm i kanë e ku nuk i kanë.. Të paktën mos të gëzojnë gjënë e vjedhur. Se për dënim me burg dihet që s’ka për të bërë

    Përgjigju
  • PROFESOR DOKTIR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/09/2024 07:26

    Ore qē krimineli hajdut Sali Bajga duhet tē ishte nē burg ktē e di dhe njē fmi. Por faktikisht Sali Bajga po jeton i lir e si familje po shijojn lekēt e vjedhura nga populli i varfēr Shqiptar. E kjo ndodh se Shqipria ska drejtēsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit