Afera ‘Partizani’, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin shtëpiak për Berishën dhe dhëndrin e tij

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të dy të pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'. Berisha dhe Malltezi, kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, kërkesë e cila u rrëzua nga Apeli i GJKKO-së.

Gjyqtare e çështjes, ishte Ilirjana Olldashi, e cila është sulmuar vazhdimisht nga Berisha dhe dhëndri i tij. Dhëndri i Berishës, u paraqit rreth orës 09:00 të mëngjesit, i shoqëruar nga avokati i tij. Seanca zgjati rreth tre orë.

'Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 13.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 182 akti, datë 04.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.'- njofton Gjykata e Apelit.

Mesditën e 11 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që merret i pandehur. Akuzat për aferën Partizani për korrupsion dhe pastrim parash iu komunikuan edhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, ndërsa prokuroria u paraqiti një dosje me prova prej 500 faqesh.

Një ditë më vonë 12 shtator të pandehur, u morën edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, ortakë të Jamarbër Malltezit në ndërtimin e kullave në ish kompleksin Partizani ku fitoi të paktën 5.4 milionë euro. Bektashi do të përgjigjet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa Begeja për pastrim parash. Akuzat 4 të pandehurve ia komunikuan dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Dosja 
Kompleksi sportiv 'Partizani' me 26 mijë metër katrorë, pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh me 19 kulla, për të cilin prokurorët thonë se iu hap rruga përmes korrupsionit pasiv e aktiv nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Jamarbër Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Në 22 tetor SPAK tha se përfitimi i Jamarbër Malltezit ka qenë 5.4 milinë euro

Ndërsa Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begeja u ngrit akuza për pastrim parash. Duket që kanë ndihmuar Malltezin përmes veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, kanë ndihmuar për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme të ardhurat miliona euro.

Hetimet vijojnë
Tashmë dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë përpiluar një dosje prej 500 faqesh. Ndërsa hetimet vijojnë qoftë dhe për pritjen e kundërshtimeve që do të bëjnë
avokatët në mbrojtje të klientëve, si dhe do të kryhen verifikime të tjera. Prokurorët e SPAK kanë afat deri më 2 tetor për dosjen kur dhe do të marrin vendim. Nëse do e dërgojnë dosjen në gjykatë për këta 4 të pandehur, apo ka dhe të tjerë dhe nëse dosjes do i bashkangjitet hetimi pasuror. 

Dosja 'Partizani', të pandehur deri tani
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 13/09/2024 10:16

    Habitem si nuk i cuan tek 313 po i lane te ikin kur i moren te pandehur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano