Afera ‘Partizani’, Elezi për Report Tv: Pse heziton Berisha të shkojë në GJKKO, po përdor partinë për të mbrojtur veten dhe dhëndrin

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të shkojë të paraqitet në Gjykatë, ndërsa i janë vënë dy masa sigurimi lidhur me aferën e privatizimit të çështjes Partizani. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë për Report Tv se Berisha duhej të kishte shkuar në Gjykatë të paraqitej, duke thënë se ai është një ndër ata persona që ka kërkuar të hiqet fare imuniteti i deputetëve dhe për këtë arsye nuk duhej të kishte hezituar. Për emisionin ‘Studio Live’, Elezi tha se Berisha po përdor Foltoren për të mbrojtur veten dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

“Rezistenca që bën Berisha për shkeljen e një procedurë, është betejë që nuk i shërben vetëm Berishës, por gjithë sistemit të drejtësisë. Nëse SPAK arrin të bëjë gabime të tilla në procedurë kjo do ishte një njollë e madhe për SPAK. Në aspektin teknik nuk i prish punë askujt, por rregullon punë, një debat në lidhje me një procedurë. Nëse do kalonte në parlament apo jo, kjo s’ka rëndësi, sepse Berisha është partizan i heqjes së imunitetit. Ai duhej të ishte vetëofruar dhe jo ti shmangej ballafaqimit në gjykatë. Ti ke kërkuar të mos ketë imunitet, ca pune të prish të shkosh. Në asketin politik ky është gabimi parë, pse tregon hezitim për diçka që ti kërkon vetë. Ngatërresa që ia i bën partisë me veten e tij, Berisha është drejtuesi por jo pronari i partisë. Po përdor foltoren për çështjen e Malltezit dhe të veten”, tha Elezi.

Avokati Përparim Çaçka thotë se duhej të ishte kërkuar autorizim nga Kuvendi për t’i vënë masat e sigurisë.

"Kemi dy masa për Berishën, besoj që do duhej të ishte kërkuar autorizimi nga Kuvendi. Nuk mund të punohet me dy standard. Në rastin Tahiri, thuhet autorizohet për kontrollin e banesës, për detyrim për të mos dalë jashtë shtetit dhe masën detyrim paraqitjeje. Nuk mundet dot. Parlamenti ka dhënë një vendim të tillë për një moment tjetër. Gjykata do duhej të ishte shprehur që referuar. Pjesa tjetër ishte qesharake, se ku i gjejnë të flaktë berishistë, njeri jepte dorëheqjen, dhe më fund gjendën një person që do mund ta mbronte. Është çështje nën hetim, nuk jemi para një komunikimi akuze", tha Çaça. 

Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK. Atij i është vënë masa e sigurisë 'detyrim paraqitjeje' dhe "ndalim i dalim të daljes jashtë shtetit".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 27/10/2023 23:31

    Berisha e ka perdorur partine demokratike mbi 30 vjet.Ai tani po perpiqet te krijoje elektorat kunder drejtesise.Sigurisht do mblidhen llumi i PD qe eshte rithemelimi dhe do perkrahet nga hajdutet e ish te denuar e te.padenuar per hajduteri,korrupsion,mashtrim etj,etj.Berisha tani eshte nje tiger prej letre.Te iku koha Sali dhe po te vjen fundi edhe ty.Por jo fund me nder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë