Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa po dëshmon në GJKKO për dosjen e aferës Partizani. Oketa u pyet nga prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai për takimet me gjeneralin Vladimir Qirjazi, i cili mbante detyrën e drejtuesit të Komandës së Mbështetjes dhe ishte i vetmi zyrtar që doli hapur kundër privatizimit të kompleksit.
Në dosje thuhet se më datë 31 mars 2009 Qirjazi u thirr në një takim me ministrin e Mbrojtjes që asokohe ishte Gazmend Oketa. Vetë Qirjazi, përmes një shkresë eprorit të tij shefit të Shtabit, i tregonte këtij të fundit se ku Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë privatizimin, pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij.
Por, Oketa e mohoi të kishte ushtruar presion ndaj gjeneralit, duke deklaruar se prona ishte jashtë planit të përhapjes së Forcave të Armatosura dhe se procedura e ndjekur ishte e njëjtë me atë të pronave të tjera. Ai pranoi se kishte zhvilluar disa takime me Qirjazin, por tha se nuk mbante mend t'i kishte dhënë ndonjë përgjigje shkresave me të cilat gjenerali kundërshtonte dorëzimin e pronës.
Enkeleda Millonai: I keni kërkuar që ta zbatonte urdhrin, duke i thënë se kështu jua kërkonin edhe juve?
Gazmend Oketa: Kur urdhri dorëzohet me shkrim, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ai ashtu e ka peshuar. Mendoj se edhe unë i di arsyet pse ka vlerësuar të thotë kështu. Di që pretendimi ishte se prona nuk ishte e regjistruar. Por ai, bazuar në urdhrin tim, ngriti një grup pune për të vijuar procedurën për regjistrimin e pronës.
Pjesë nga dëshmia e Gazmend Oketës në GJKKO
Enkeleda Millonai: VKM thotë 28 mijë m², më vonë ka rezultuar 32 mijë m². Ju, kur e firmosët urdhrin, jeni njohur me ndonjë akt për këtë pronë apo thjesht me urdhrin?
Gazmend Oketa: Urdhri është kopertina e një praktike të gjatë, e cila i është bashkëngjitur urdhrit. Të gjithë kanë nënshkruar për praktikën. Nuk është prona e vetme që është ndjekur me një procedurë të tillë. Shumë prona pas vitit '90 dolën të tepërta dhe pati një plan përhapjeje, ku një pjesë që nuk ishin më të nevojshme u ktheheshin pronarëve apo përdoreshin për të tjera gjëra. Urdhri im u pasua me urdhrin e komandantit për ngritjen e grupit të punës. Është ngritur çështja nëse ka qenë e regjistruar në hipotekë.
Enkeleda Millonai: Nga Vladimir Qirjazi dhe nga një tjetër jeni bërë me dije se nuk është e Komandës Mbështetëse dhe se nuk është marrë mendimi. Ju keni autorizuar dhe keni këmbëngulur t'i kalonte Komandës. Përse?
Gazmend Oketa: Prona në fjalë ka qenë jashtë planit të përhapjes të Forcave të Armatosura. Kështu që nuk arrij ta kuptoj sensin e këtyre pretendimeve. Po, gjeneral Qirjazi dha urdhër për ngritjen e grupeve të punës. Çështja e regjistrimit vijon edhe sot e kësaj dite. Ka qenë që të regjistrohej e të mbaronte ajo punë.
Enkeleda Millonai: Përse nuk caktuat një funksionar të Ministrisë, por kërkonit të caktohej struktura mbështetëse?
Gazmend Oketa: Ligji e tha të kthehej prona. Është përdorur një standard për këtë pronë, si për të tjerat. Është e njëjta praktikë që ndiqet edhe sot. Nëse në rastet e praktikave të tjera është ndryshe, atëherë pretendimet mund të jenë të njëjta. Por standardet janë të njëjta.
Enkeleda Millonai: A keni marrë takim personalisht me Vladimir Qirjazin për problematikat që ngrinte ai?
Gazmend Oketa: Pse Komanda Mbështetëse? Është pjesë e Ministrisë dhe komandanti i Komandës Mbështetëse është me uniformë. Nuk do të thotë se transferoj përgjegjësitë e mia, por pretendimet pse ia latë Qirjazit e jo dikujt tjetër, nëse gjeneralët janë vetëm për yje, por jo për përgjegjësi. Me Qirjazin kemi pasur disa takime, herë në prani të komandantit të Shtabit e herë vetëm. S'e kuptoj pyetjen.
Enkeleda Millonai: Pyetje për punësimin e Hysni Dervishit, Ardian Shashajt, Roland Llazarit, Erinda Ndroqit, Kupes.
Gazmend Oketa: Hysniu ka qenë shef kabineti, Ardian Shashaj ka qenë drejtor, kurse Kupe ka qenë sekretar i përgjithshëm. Kemi pasur mbledhje të zgjeruara dhe nuk është çudi të ketë pasur bisedime me Qirjazin.
Enkeleda Millonai: A ju kujtohet ndonjë takim me Qirjazin?
Gazmend Oketa: Më kujtohet se kemi pasur shumë takime.
Enkeleda Millonai: Tema lidhej me problemet e ngritura nga Qirjazi për mosmarrjen në dorëzim të pronës.
Gazmend Oketa: Nëse bëhet fjalë për memon e përgatitur, ai gjithmonë përgatiste memo. Ai, nëse do të kishte diçka, një gjeneral i NATO-s do të shkruante me dy rreshta që për këtë arsye urdhri nuk zbatohet.
Enkeleda Millonai: I keni kërkuar që ta zbatonte urdhrin, duke i thënë se kështu jua kërkonin edhe juve?
Gazmend Oketa: Kur urdhri dorëzohet me shkrim, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ai ashtu e ka peshuar. Mendoj se edhe unë i di arsyet pse ka vlerësuar të thotë kështu. Di që pretendimi ishte se prona nuk ishte e regjistruar. Por ai, bazuar në urdhrin tim, ngriti një grup pune për të vijuar procedurën për regjistrimin e pronës.
Enkeleda Millonai: (Lexon shkresën e Qirjazit të marsit 2009, ku thuhet se prona nuk është marrë në dorëzim dhe se nuk ka asnjë dokument për privatizimin e pronës, dhe në këto kushte Komanda Mbështetëse nuk mund të bënte procedurën e kthimit të pronës). Ju kujtohet çfarë përgjigje i keni dhënë?
Gazmend Oketa: Jo.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë (VIDEO)











