Afera Partizani/ GJKKO njofton Sali Berishën edhe në Kuvend, Parlamenti ia çon me email dhe me postë në seli

Afera Partizani/ GJKKO njofton Sali Berishën edhe në Kuvend, Parlamenti ia çon me email dhe me postë në seli

Pas refuzimit të Sali Berishës GJKKO ka vendosur tia dërgojë vendimin e zbardhur të 26 tetorit edhe në Kuvend ku ai është deputet.

Shkresa mban datën 10 nëntor  2023 ndërsa në Kuvend është protokolluar më 14 nentor 2023.

Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën 'detyrim paraqitje'  bashkë me ndalimin për të dalë jashtë vendit, nën akuzë për korrupsion pasiv.

Pasi mori shkresën nga Gjykata e Posaçme për hetimin e Berishës, Kuvendi i Shqipërisë ia ka nisur me postë në selinë e Rithemelimit  ditën e sotme si dhe ka njoftuar ish kryeministrin me email.

Sipas masës së caktuar nga GJKKO, Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Të hënën e parë të muajit, 6 nëntor, ish-kryeministri nuk u paraqit dhe vijon lojën me refuzimin e Gjykatës. Gjithashtu refuzoi njoftimin me postë për vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme, pasi e quan anti-kushtetues.

Ndërkojë më 20 nëntor, në të njëjtën ditë që sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK në respekt të masës ndaj tij, “detyrim paraqitje”, Apeli do të mbajë seancë një orë më herët, në 09:00 për të shqyrtuar ankimimet e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Shkresa e GJKKO drejtuar Kuvendit

Shkresa e Kuvendi dërguar në postën elektronike të Berishës
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Ankimuan masat e sigurisë, më 20 nëntor seanca për Berishën dhe dhëndrin në Apelin e GJKKO

1700050192_berishamalltezi.jpg

Ankimet e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për masat e sigurisë do të shqyrtohen nga Apeli i GJKKO më datë 20 nëntor ora 09:00. Do të jetë gjyqtarja Iliriana Olldashi që do të shqyrtojë ankimet.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftim.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë