TIRANË- Mungesa e Berishës dhe manovrat e avokatëve, u bënë shkak për shtyrjen e seancës për të mërkurën në orën 14.30. Mos-paraqitjen në gjykatë Berisha e argumentoi në një konferencë që mbajti në seli pak para seancës, se do të paraqitet, vetëm nëse gjykata heq masën detyrim paraqitje dhe i kthen pasaportën.
"Është ndryshe kjo nuk është se unë nuk pranoj gjykatën, unë sa herë të thirrem do shkoj, të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a shkoj apo jo unë. Sepse pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e ligjeve se ka një gjykatëse të mjerë, vasale, unë si lejoj vetes të shkel kushtetutën.’- tha Berisha.
Megjithë këtë deklaratë, për seancën që Gjykata e Posaçme caktoi fillimisht në orën 14.00, Berisha dërgoi me prokurorë të tijën, dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ata kërkuan kohë për tu njohur me materialet e dosjes ndërkohë që gjykata e shtyu seancën për në orën 18.00. Para se të plotësohej ky afat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, rreth orës 16.50 njoftoi se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka të cilën e ka paditur penalisht në SPAK për shpërdorim detyre me caktimin e masë së sigurisë për ish kryeministrin pa autorizim nga Kuvendi.
'Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim.'- tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
Por burime zyrtare nga SPAK, thanë për Report tv se deri në orën 17.00 të së martës, nuk është dorëzuar ndonjë padi nga avokatët, vetëm në rast të nisjes së saj me postë. Rreth orës 17.15, gjykata njoftoi se ka vendosur shtyrjen e seancës për njoftimin e masës ndaj Berishës për ditën e mërkurë në ora 14.30. Burimet nga GKKO thanë se përveç një deklarimi verbal të avokatëve, prej tyre nuk kishte një kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares.
E pranoi se e gjitha kjo procedurë është formalitet por se duhet zbatuar dhe se akuzat e ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi janë të pavërteta.
"Piramida e trillimit e mashtrimit e falsifikimit do të shembet. Nuk pengoj asnjë proces gjyqësor hetimor e të tjerë. Ky është një formalitet por një formalitet që buron nga Kushteta e vendit dhe nuk e shkel' tha më tej Berisha.
Më herët, Sali Berisha ka refuzuar 2 herë oficerët e policisë të cilët i shkuan në selinë e Rithemelimit dhe në shtëpinë e tij për ta njoftuar me masat e gjykatës të vendosur më 23 tetor nga GJKKO. Kjo e fundit vendosi edhe masën arrest me burg për Jamarbër Malltezin dhe la në fuqi edhe masën detyrim paraqitje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga: Sali Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Dhëndri në burg
Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën 'korrupsion pasiv'. Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.
Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash' .
Jamarbër Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëortak në këtë shoqëri.
Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.
Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.
Megjithëse avokatët e Sali Berishës thanë se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, zyrtarisht gjykata bën të ditur se në kryesekretari, nuk është bërë një kërkesë.
Por sipas gjykatës, verbalisht ata kanë parashtruar se do të paraqesin kërkesë për përjashtim, por deri në këto momente (ora 17:50) nuk është regjistruar një kërkesë e tillë.
Gjykata ka njoftuar se seanca për Sali Berishën është shtyrë për ditën e nesërme në orën 14:30, pasui mbrojtësit kanë kërkuar që të njihen me aktet.
Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështje Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas Berishës gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën.
‘Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Berisha na ka autorizuar ne.’- tha Gjokutaj.
Sali Berisha pranon veprimet ligjore të ndërmarra gjatë kohës së qeverisjes së tij, të cilat sipas SPAK kanë favorizuar si fitues dhe dhëndrin e Jamarbër Malltezin në privatizimin e kompleksit Partizani.
Por Berisha justifikohet duke thënë se reformat në ligje që ka ndërmarrë ishin për të mirën e pronarëve dhe një ndër ta ishte dhe dhëndri.
“Këtë do ta bëja 1 mijë herë. Këta 64 pronarë kanë përfituar 80 mijë euro ndërkohë që qindra mijëra pronarë të tjerë përfituan 30 – 40 milionë euro. Atëherë çfarë të bëja. Të ndërprisja reformën apo ta përjashtoja?! Qindra mijëra pronarë të tjerë kanë përfituar 30 – 40 milionë euro! Çfarë të bëja, të bëja një ligj të tillë që ju që jeni bashkëpronar me dhëndrin tim nuk do të përfitoni. Nuk kisha alternativë këtu. Ose të bëja ligjet e reformave, ose të mos i bëja fare ose të përjashtoja këta. Ka logjikë njerëzore? Askush në botë nuk mund ta thotë. Kjo është e gjitha.”
I bindur në tezën e tij, të cilën e thotë para gazetarëve por refuzon ta bëjë në gjykatë ku dhe thirrur, Berisha shkon më tej kur thotë se me ligjin e sportit nuk kishte favorizuar pronarët por sportin.
“Unë absolutisht i qëndroj. Të akuzosh për korrupsion se ke favorizuar, ndërkohë unë kam defavorizuar me ligj dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Ata që pretendojnë se do të quajnë reformat korrupsion tregojnë imoralitet të plotë”
Ish kryeministri Berisha siç kishte paralajmëruar refuzoi të paraqitej në GJKKO në orarin e thirrur nga kjo gjykatë për tu marrë në pyetje por çoi dy avokatët.
Bëhet fjalë se Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj janë dy avokatët me prokurë të posaçme nga Berisha të cilët ndodhen në gjykatë.
Ish kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet individualisht me drejtësinë për akuzën e korrupsionit pasiv të ngritur nga SPAK, por fshihet pas partisë dhe fton demokratët në luftën e tij
Në konferencën për median që nisi 30 minuta para orarit që ishte thirrur në gjykatë për tu pyetur lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ Berisha përsëriti se akuzat e tij janë politike.
79-vjeçari ka zgjedhur që ta përdorë PD-në e përçarë si një strehë për hallet e tij personale me drejtësinë.
“U them demokratëve ne jemi në luftë dhe Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do të qëndrojë me të gjithë forcën e saj. Kemi të bëjmë me një proces mostruoz politik. Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme“ tha Berisha.
Ndërkohë në orën 14:00 duhej të ishte në GJKKO për tu marrur në pyetje por refuzoi ndërsa në gjykatë çoi avokatin e tij Genc Gjokutaj.
Lajmi ne perditesim...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të mos paraqitet në seancën e GJKKO, e cila e ka thirrur publikisht që të merret në pyetje mbi çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Report Tv mëson se në seancë janë paraqitur avokatët e tij, Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj.
Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Gjykata e Posaçme e ka ndaluar atë të dalë jashtë vendit.
Anëtarja e Kryesisë së Rithemelimit, Jozefina Topalli është parë teksa futet në ambientet e zyrës së Sali Berishës.
Ajo po zhvillon një takim me ish-kryeministrin, ndërsa ky i fundit ka refuzuar që të paraqitet në seancën në GJKKO për çështjen e privatizimit të ‘Partizanit’.
Ish kryeministri Sali Berisha mbrohet pas preteksteve se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë.
Në një prononcim për median, Berisha thotë se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë dhe fton Ramën ta ndryshojë Kushtetutën.
"Po konsulotem të ndërmarr hapa ligjorë me juristë. Në çdo kohë unë jam gati të paraqitem për tu pyetur e për çdo gjë. E vetmja gjë që nuk mund të pranoj është të shkel Kushtetutën e vendit. Jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën por jo ta menderosim atë" tha Berisha në një prononcim për median jashtë selisë së Rithemelimit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Rithemelimit. Sot në GJKKO pritet të mbahet senaca për Sali Berishën, sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit.
O njeres mendoni pak,vetem nje çast dhe perceptoni njehere e pergjithmone se fundi i salehut eshte fundi i tere kastes,klikes politike qe na la trashegim PPSH sot PS apo Rilindje. Ky eshte fundi i nje klase politike te inkriminuar,korruptuar,vrasese,granites dhenvarferimi masiv te shqiptareve.
PërgjigjuJa dhe mushka xanxarre! Ore Berishe,po vajti Trump si qengj i urte ne gjykate 4-5 here e s'dihet ne sa gjyqe te tjera do te shkoje ne te ardhmen, e nuk te sjellkan dot ty qe je askushi! Cfare e kujton veten se je,mbi ligjin?! Me qe ra fjala,pse policia lodhet kot per t'ja komunikuar direkt masen ketij skuthi? Jepjani ne dore avokateve te tij,vecanerisht atij Gjokutajt, se e paska marre me yrysh e pasion kete rast dhe mbi te gjitha, se paska prokure speciale qe perfaqeson klientin.
PërgjigjuPresionet e Berishes kunder atyre qe ka kundershtar,po shtohen.Berisha nuk ka asnje faj,biles duhet menduar per ndonje dekurate per udheheqjen e shqiperise.Keto jane disa nga te mirat qe ka sjelle : -Shkatrrimin e shtetit ,prishjen,shkatrrimin dhe vjedhjen e uzinave e fabrikave komuniste. -Shkatrrimin dhe vjedhjen e Reparteve ushtarake,armeve,apo pasurite tjera qe dispononin. -Krijoj firmat piramidale e shkatrroi te ardhurat e krijuara me djerse nga qytetaret e emigrantet. -U vodh floriri dhe bankat,dyqanet dhe magazinat. -U vodhen rezervat shtetrore,magazinat e te ciles kishin rezerve disa vjeqare per popullin ne rast situatash. -U vrane 26 veta e u plagosen qindra te tjere ne Gerdec. -U vrane ne demostrate,ne mes bulevardit 4 persona e u plagosen te tjere. -Kush urdheroj vrasjen e Remzi Hoxhes dhe pse ? Ku prehen eshtrat e tij. -Sqarimi i takimit me Millosheviqin dhe furnizimin me nafte te serbise,kur bota e kishte sanksionuar.Nxitjen e vllavrasjes dhe kush dha urdher per sulmin ndaj jugut te shqiperise. -Sa kundershtar ka vrare e burgos. -Vetem ne vitin '97 u vrane mbi 4000 veta.Po te ishte gjalle Enveri do e dokuronte me titullin Hero i pupullit,ndersa ne sot ,per keto e shume te tjera e dokurojme me titullin. HORI I POPULLIT. Ne sulm SPAK.
PërgjigjuBjeri SPAKU pa meshir ktyre br*k-grisurve qe u pasuruan brenda ktyre 30 vjeteve, ktyre qe pretendojn se na sollen demokracine dhe lirine nga regjimi komunist.
PërgjigjuDo na mbije ne tv prape ky llumi tashti me gjithe ata 5 langaraqet qe i kane mbetur nga pas e skane me ku te futin koken e do na mbaje lexione ndershmerie e procedurash e ligjesh e llogjike.. Po nqs jo prej ketij ish-sulltan sadami atehere si mundet q
Përgjigjusi mundet qe me vetem 146 m2 pronesi ne nje siperfaqe prej 28 mije metrash te dalesh perfitues i 35% te fitimit pa investuar asjne kokerr leku? Ata ish pronare e dine shume mire pse kane firmosur , dy alternativa kane pasur, merrni kaq sa ju jep sadami ose hic fare.
Vetem nga avokati qe i perfaqson si Berisha dhe Meta e kupton sa jane cvleresuar perfundimisht!Shpresoj dhe Topallit qe i shkon ne zyre do tja nderrojn bravat!
PërgjigjuZ.Berisha ka shum të drejt. Znj. Gjoka,nuk ka baz kushtetushmërie për të vepruar penalisht. Ajo duhet ta dënoj për genocid. Z.Berisha ka deklaruar "un i hapa depot e armëve" mjafton kjo akuzë. Z.Gjoka, të lutem kape demin tek brirët e këtij krimineli, apo doni ta dënoni si z.Nexhmije Hoxha për kafet e pira prej saj.
PërgjigjuSka problem se me hir a me pahir atje do shkoje,nuk pjerdh me njeri per kete bajge a te gjithe tjeret si ky!Nuk e rrun me njeri! Ky dhe te gjithe te tjeret si ky hale ne nje vend duhet te peefundojne!Ne turren e drruve!
PërgjigjuAsgje ska per ti ndodhur fare. Ne qafe pacin letrat qe ti ken Ber sic duhet... Por ne nje dokument shfaqeshe edi Rama si kryetar I krt... Po nejse koha do e tregoj. Kur ishte ky berisha nuk kishte perendi ne bote e keto te ps rrinin si legena... Tani Jan ps rrijne keto te pd...cdo gje ne jete kompensim eshte... Kush do qe ishte ne pushtet po njerezit eafert do ngrej sdo ngrej nga rruga... Pse me ps CFARE u be te gjithe kelyshet e ps... Ben tigri e kompani e tahirat me shoke. Nejse varja gjell qenerish parlamenti ne populli I thjehste as fitojme kurre vetem humbim nga keto mostra. Keshtu qe Mo's I behet njeriu qejfi se hyjne ne burg. Ato bejne nga 2-3 vjet burg edhe dalin prap milioner minimalisht me nga 1 milion euro cash... Ju pershednes te gjithe qe komentuat si un pa dallime politike.
Pa autorizim nga kuvendi i Shqipërisë nuk shkon pse Beni sikur se dini si tigri që ja mbathi dhe Tahiri duhet te votohen ne kuvend
Ne Spak kush abuzon! Kalojini ne site ter drejtoret por edhe Ministrat! Kush drejtor kambi dy vite te jape llogari!!!!
PërgjigjuMire tja bej shqiptareve ky jashteqitje e kombit deri sa e lane te pasurohej ne kurrizin e tyre
Përgjigju