E PLOTË/ Shkëlzen Berisha deklaratë para gazetarëve pas dëshmisë në gjyqin e Gërdecit: Mediun e Bumçin i kam miq të vjetër! Telefonatat me Delijorgjin për fatin e burrit të tezes, faksin ta hetojë SPAK

TIRANË- Prej 15 vitesh emri i Shkëlzen Berishës është përmendur si i përfshirë në tragjedinë e Gerdecit, sot djali i ish kryeministrit dëshmoi për herë të parë për masakrën në gjyqin ndaj Fatmir Mediut.

Tek dera, ku e prisnin gazetarët, pas dëshmisë e cila zgjati për gati 1 orë, Shkëlzen Berisha tha se takimet me ish-ministrat Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediun në zyrat e tyre kanë qenë miqësore dhe se nuk kanë pasur të bëjnë me Gërdecin apo demonitim e municioneve.

"Qoftë zotin Mediu qoftë Bumçin unë i njoh. I kam miq përpara se të kishin funksionin e ministrit. I kam pasur miq gjatë kohës që kanë qenë në këtë funksion dhe i kam miq edhe sot që nuk kanë më të njëjtin funksion. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, gjatë kohës që kanë pasur funksione të tilla, i takoj akoma. Biseda janë biseda që bëhen mes miqsh."

Shkëlzen Berisha pohoi se dhe telefonatat me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun ditën e ngjarjes ku vdiqën 26 persona, dhe mbi 300 u plagosën. Sipas SPAK ka pasur 5 telefonata me të. Para gazetarëve  Berisha e argumentoi se kanë qenë për çështje personale 

"Sikundër ju kam thënë edhe para një viti. Për çështje të tij personale"  tha Berisha

Kur u pyet për burrin e tezes, nëse e dinte se punonte në Gërdec Berisha thotë se ia kishin treguar familjarët e tij

Patjetër e kam njohur burrin e tezes time. Nuk e kam ditur ekzaktësisht vendin se ku punon por jam vënë në dijeni nga familjarët e tij" iu përgjigj gazetarëve Berisha. 

SPAK thotë se Berisha ka pasur 44 telefonata në një hark të shkurtër kohor me Mihal Delijorgjin pronarin e firmës së demontimit Alba Demil. I pyetur të shpjegojë publikisht se cilat kanë qenë temat e bisedave Berisha sqaroi

“Të gjitha telefonatat me Delijorgjin janë kryer  pas vitit 2008. Me sa di unë praktika dhe puna në atë punishte ka nisur që në 2007. Kështu që nuk ka pasur asnjë lidhje me  çështje në fjalë.  E vetmja telefonatë që ka pasur lidhje me çështjen në fjalë ka qenë e lidhur me të ndjerin për të ditur fatin e tij " sqaron ai.

 Brenda në gjyq Shkëlzen Berisha dëshmoi dhe lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën. I pyetur nga gazetarët kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK 

 Ky faks as nuk është nisur nga adresa ime. As nuk ka mbërritur në adresën time. As nuk e njoh atë që e nisur. As nuk njoh atë që e ka pritur. I takon prokurorisë të na thotë nëse faksi është apo jo origjinal. Nëse është i falsifikuar, duhet të na thotë kush e ka falsifikuar, nëse është origjinal duhet të na thotë kush e ka shkruar tha Shkëlzen Berisha”, tha Shkëlzen Berisha.

Më pas Berisha i ri insistoi se çështja është politizuar. E argumentoi duke i ndarë në tre kategori dëshmitarët e gjyqit të Gërdecit, dhe gjyqin e të atit për vlerësimin e masës së sigurisë, që zhvillohej në një sallë tjetër të po asaj gjykate nga e njëjta gjyqtare Irena Gjoka

“Akuza ka thirrur 71 dëshmitarë, familjarë, punonjës të shtetit. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë jepet masa e sigurisë.’- tha Berisha.

I biri si i ati tha se SPAK po përdoret politikisht dhe përjashtoi angazhimin e tij politik në PD.

“Përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske. Do të bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. S’kam në plan të angazhohem në politikë. ” tha Berisha.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit.

Faksi për Shkëlzen Berishën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
A është hetuar Gërdeci siç duhet? Ja si përgjiget Shkëlzen Berisha

A është hetuar Gërdeci siç duhet dhe cfarë është tragjedia e Gërdecit sipas Berishes

I pyetur nga gazetarët pasi doli nga gjyqi Berisha u përgjigj

"A është hetuar siç duhet nuk jam në gjëndje të them. Unë nuk jam prokuror as gjykatës. Ajo që mund të them është se politizimi I tejskajshëm I kësaj çështje as nuk e ka ndihuar hetimin por dhe as të vërtetën" tha Berisha para gazetarëve

 Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria ndërsa SPAK ka një çështje të veçuar dhe po heton

“Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti e kam dalë e kam dhënë arsye”  

Ora 10:51
SPAK kërkon 'arrest në shtëpi' për Berishën, Shkëlzeni: Do bëj përpjekje për ta takuar, pavarësisht vendimit të GJKKO

Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka ndërmend të angazhohet në polititikë. Ndërsa i ka quajtur kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha, si “groteske”.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Patjetër.. Ky është një vendim grotesk. Më jepni një vend jo në Europë, por në botë, ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, pa drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë e deri tani ndaj tij janë ngritur tre masa sigurie duke e çuar në arrest shtëpie e deri në ndalim komunikimi. Qëllimi politik këtu është jashtëzakonisht i qartë. Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Prokuroria e gjykatat mund të hetojë çte dojë por masat e sigurisë në mungesë të një akuze, nuk duhet të takojë njeri e komunikojë me njeri as të takojë familjarët e ngushtë është groteske" 

Po pse nuk e zbatoi vendimin?

Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori. Më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij.Në rastin e parë pse nuk ka shkuar është se qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Arsyeja pse prokurori e gjykata nuke ka bërë është se nuk kanë dashur të çojnë prova.  Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj në cilësinë e juristit?

Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës se do i ulë autoritetit gjykatës dhe arsyeja pse nuk zbatoi masën e sigurisë ishte se donte të zbatonte dhe mbronte të drejtat kushtetuese të Kuvendit. 

Berisha përjashtoi angazhimin politik me PD

"Unë jam mbështetës i PD-së, kam qenë gjithë jetën mbështetës i PD-së por nuk kam në plan të angazhohem politikisht"

Ora 10:20
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha flet për takimet në zyrën e Mediut dhe Bumçit! Pranon se ka folur me ish ministrin e Mbrojtjes ditën e shpërthimit

 

Në seancën që zgjati për gati një orë Berisha sqaroi njohjen me ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. 

Jashtë u pyet nga gazetarët se cila është njohja njohja e tij me Fatmir Mediun gjatë dhe pas Gërdecit dhe çfarë raporti kishte me të, Berisha u përgjigj:

Qoftë zotin Mediu qoftë Bumçin unë i njoh. I kam miq përpara se të kishin funksionin e ministrit. I kam pasur miq gjatë kohës që kanë qenë në këtë funksion dhe i kam miq edhe sot që nuk kanë më të njëjtin funksion

Berisha pranoi se ditën e ngjarjes ka folur me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke pretenduar se kanë diskutuar për një çështje personale.

Pyetje: SPAK thotë se me zotin Mediu keni pasur disa komunikime ditën e ngjarjes për çfarë keni komunikuar?

Shkelzen Berisha: Sikundër ju kam thënë edhe para një viti. Për çështje të tij personale" 

Po çfarë bisedash bënin në zyrat e Aldo Bumçit dhe Fatmir Mediut? 

I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, gjatë kohës që kanë pasur funksione të tilla, i takoj akoma. Biseda janë biseda që bëhen mes miqsh.

Ora 10:13
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Faksi nuk ka ardhur te unë, ta hetojë prokuroria nëse është fals apo origjinal

Shkëlzen Berisha është pyetur për herë të parë në GJKKO për Gërdecin. Pas dhënies së dëshmisë, Shkëlzen Berisha foli për mediat lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

Berisha kërkoi që çështja e faksit të hetohet. 

A ka bërë kallëzim në prokurori në momentin që, siç tha në seancë, u vu në dijeni nga media për këtë faks?

“Zonjë (I drejtohet gazetares) Qartësia ime ka qenë shumë e qartë. Ky faks as nuk është nisur nga adresa ime. As nuk ka mbërritur në adresën time. As nuk e njoh atë që e nisur. As nuk njoh atë që e ka pritur. I takon prokurorisë të na thotë nëse faksi është apo jo origjinal. Nëse është i falsifikuar, duhet të na thotë kush e ka falsifikuar, nëse është origjinal duhet të na thotë kush e ka shkruar tha Shkëlzen Berisha.

Ora 10:11
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Shkëlzeni e pranon se i ati shkarkoi dhe riemëroi gjyqtaren Irena Gjoka

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me kërkesën e SPAK për ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin. Pas përfundimit të dëshmisë për tragjedinë e ‘Gërdecit’ , Shkëlzen Berisha akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po përdoret për qëllime politike.

'Jo nuk jetoj me Berishën! Patjetër që do ta takoj. Ky vendim është grotesk, përdorimi politik i prokurorisë ka kapur nivele groteske. Më jepni një vend në botë ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka akuzë. Trump ka 34 kauzë dhe asnjë masë ndaj tij. Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë dhe qëllimi politik është i qartë. Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Masat e sigurisë ndaj një lideri opozite është groteske.’- tha Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, duke thënë se ajo është në konflikt interes me argumentin se Berisha e ka larguar nga puna.

‘Çdo qytetar ka detyrim të zbatojë Ligjin. Çfarë mund ti thuhet një qytetari kur gjyqtarja është në konflikt interesi dhe ajo kërkon prova për këtë konflikt interesi. Nuk e di ajo që është shkarkuar nga babai im.’- tha Berisha.

Por e pyetur nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi për faktin e riemërimit po nga Sali Berisha (Lexo dokumentin), Shkëlzeni tha se i bie që është dy herë në konflikt interesi.

‘Është dy herë në konflikt interesi nëse e ka riemëruar. Një dëshmitar nuk ka të drejtë ta kërkojë largimin e gjyqtares. Vendimet politike janë të atij. Babai im nuk ka shmangur gjykatën. Arsyeja pse nuk ka zbatuar masën e sigurisë është se ka dashur të zbatojë kushtetutën. Ka dashur të mbrojë të drejtat Kushtetuese të Shqipërisë.’- tha Berisha.

I pyetur nëse do të angazhohet politikisht, Berisha tha se nuk ka në plan.

‘Jam mbështetës i PD-së nuk kam në plan të angazhohem politikisht!’- tha Berisha.

Ora 10:05
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha flet për telefonatat me Mihal Delijorgjin: E kam njohur si ndërtues, i telefonova për të ditur fatin e burrit të tezes

Shkëlzen Berisha ka folur për mediat pasi u mor në pyetje nga GJKKO për tragjedinë e Gërdecit.

Para gazetarëve Berisha u pyet nëse kishte pasur  dijeni që burri i tezes punonte në Gërdec? Berisha tha se ishte vënë në dijeni nga familjarët e tij

"Patjetër e kam njohur burrin e tezes time. Nuk e kam ditur ekzaktësisht vendin se ku punon por jam vënë në dijeni nga familjarët e tij"

Brenda në seancën e gjyqit SPAK tha se ishin kryer 44 telefonata me Delijorgjin brenda një harku kohor të shkurtër i pyetur se kush ishte përmbajtja e këtyre telefonatave Berisha tha se telefonatat nuk kishin pasur lidhje me këtë dhe se e vetmja telefonatë që kishte pasur lidhje me Gërdecin kishte qenë interesi për burrin e tezes së vet. 

Për ta specifikuar, të gjitha telefonatat janë kryer pas vitit 2008. Mesadi une praktika dhe puna në atë punishte ka nisur që në 2007. Nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen në fjalë. E vetmja telefonatë me çështjen në fjalë ka qenë e lidhur me të ndjerin për të ditur fatin e tij" tha Berisha.

Pyetje: Po njohja e tij me Delijorgjin si kishte ardhur

"Siç e shpjegova Delijorgji veçse ka qenë i përfshirë në këtë çështje ka qenë dhe sipërmarrës ndërtimi. Siç e kanë njohur shumë e shumë të tjerë. Kjo është mënyra si e kam njohur unë"

Ora 09:55
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë

 

Shkëlzen Berisha ka folur pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik

Shkëlzen Berisha: Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë. Ç’punë kam unë me Gërdecin, kjo është e turpshme.

Gazetarja: Por, ka një faks me emrin tuaj...

Shkëlzen Berisha: Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk di kush e ka pritur. Nuk është nisur dhe nuk ka ardhur në adresën time. Këtë pyetje nëse doni të bëni transparencë pse nuk pyesni kush e ka shkruar. Pse nuk e gjeni kush e ka shkruar 15 vite.  

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë