‘Partizani’/ SPAK kërkon 'arrest shtëpie' për Berishën: Të ruhet me policë te dera! GJKKO vendos nesër! Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka

TIRANË- Prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai që po hetojnë aferën “Partizani”, kërkojnë që gjatë 'arrestit shtëpiak', Sali Berisha të ruhet te dera me punonjës të Policisë.

Vendimi i gjyqtares Irena Gjoka këtë të martë, u shty, për nesër ora (11:00) pasi 2 avokatët e Berishës të cilët u paraqitën në seancë, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan kohë të njihen me provat që SPAK relatoi, që nga moszbatimi disa herë radhazi i masës së parë të detyrimit të paraqitjes, dhe refuzimin e Berishës për të marrë njoftimet e gjykatës.

Avokatët ngritën sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë konflikt interesi mbi argumentin se Berisha e ka larguar nga puna.

'Në fillim të seancës i kërkuam gjyqtares të japë dorëheqjen me shkakun e bërë të ditur për shkak njëanshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD-së.  Ajo nuk u shpreh. Ne e kishim dorëzuar në sekretarinë e gjykatës të gjithë kërkesën me provat, kur Berisha ka qenë kryetar i KLD-së në shkurt 1996 ku ajo ishte shkarkuar. Seanca vijoi pavarësisht se kishim bërë kërkesën për përjashtim" sqaroi avokati Gjokutaj për gazetarët në mbyllje të seancës.

Ajo çfarë avokatët nuk përmendin është një fakt tjetër. Sipas dokumentit të siguruar dhe publikuar pak ditë më parë nga Shqiptarja.com dhe Report Tv gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar më 8 shkurt 1996 dhe emëruar po nga Sali Berisha 6 muaj më pas. Me 23 gusht 2023 me një vendim të dytë Gjoka u emërua si gjyqtare pranë Gjykatës Mallakastër. KETU DOKUMENTI 

Për këtë u pyet edhe avokati Gjokutaj i cili u përpoq ta anashkalonte.

Pyetje: Ju keni kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin për njëanshmëri duke thënë se është shkarkuar në 1986 nga zoti Berisha por 6 muaj më vonë është rifutur në sistem po nga zoti Berisha a keni qëndrim për këtë

Genc Gjokutaj: Nuk është e vërtetë. Zonja Gjoka ka nisur në 1998 dhe është ezauruar nga kjo pjesë

Për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Berishës për përjashtimin e Irena Gjokës, me anë të shortit është caktuar gjyqtarja Rudina Palloi. 

Berisha ka kërkuar edhe më parë përjashtimin e gjyqtares Gjoka nga vlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij, por kërkesa e tij është refuzuar.  Vetë Sali Berisha, nuk ishte prezent, ndërsa paralelisht mbajti një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së në seli. Ndërkaq në ambientet e GJKKO-së, për shmangur ndonjë incident pati prezence të disa patrullave policie. 

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
GJKKO vendos nesër, Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ja kush do ta shqyrtojë kërkesën e avokatëve (EMRI)

1703150018_berisha.jpg

Gjyqtarja Rudina Palloi do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca që do të mbahet nesër (27 dhjetor) në GJKKO për caktimin e masës ndaj ish-kryeministrit.

Mësohet se përzgjedhja e saj është përcaktuar me anë të shortit.

Ora 14:12
Berisha përgatitet për arrestin e shtëpisë: Jo dy policë të vënë, por edhe dy batalione s'më impresionon

 

Sali Berisha ka nisur përgatitjet për arrestin në shtëpi. Në një reagim të bërë pas kërkesës së SPAK ku kërkohet që masa e arrestit në shtëpi të përforcohet edhe me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

‘Jo dy policë të vërë, por dy batalione, unë nuk kam asnjë impresion. Pra tregon vetëm tmerrin që ka nga Berisha. I them Edvin je i pashpresë”, tha Berisha.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, do të merret të mërkurën, pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë të njihen me provat. 

Ora 14:08
Sali Berisha dhe i biri, Shkëlzeni, nesër 'në dorë' të gjyqtares Irena Gjoka! Jepet edhe vendimi për vulën e partisë

1703186675_saliberisha.jpg

Do të jetë një ditë e ngjeshur e nesërmja në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ku janë caktuar të mbahen dy seanca gjyqësore. Të dyja do të gjykohen nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. Nesër është thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka

Në orën 11:00 do të jetë seanca ku gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për kërkesën e SPAK për të ruajtur me policë te dera në momentin kur do jetë në arrest shtëpie Sali Berisha. Nuk dihet nëse Shkëlzen Berisha do të jetë në seancë apo do të ndjekë strategjinë e të atit, për tiu shmangur përballjes me drejtësinë siç bëri dhe në seancën e 14 dhjetorit.

E mërkura do të jetë e rëndësishme pasi në orën 09:00 në gjykatën e Lartë do të jetë vendimi për vulën. Vetë rithemelimi ka njoftuar protestë. 

Ora 12:22
SPAK kërkoi ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore, avokati i Berishës: E paligjshme, po e bëjnë për hakmarrje

 

SPAK ka kërkuar që Sali Berisha duhet të ruhet me policë tek dera në momentin që do të jetë në arrest shtëpie. Kjo masë është për të parandaluar mundësinë që ish-kryeministri të largohet nga shtëpia. Për avokatin e ish-kryeministrit Genc Gjokutaj kjo masë është e pa argumentuar dhe se po bëhet për t'u hakmarrë.

“Masa e sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pa mbështetur në ligj. Kjo tregon se nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri. Kjo nuk mund të krahasohet me zotin Berisha. Për këtë nuk kishte argumente” tha ai.

Por ku do ta vuajë masën e sigurisë Berisha? “SPAK ka kërkuar që të bëhet në shtëpi. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do u njoftojmë” tha avokati.

Ora 11:50
Masa e arrestit ndaj Berishës, SPAK kërkon polic tek dera e shtëpisë për Berishën

1703506121_saliberisha.JPG

Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit për Sali Berishën. Seanca u shty sot pasi avokatët kërkuan më tepër kohë për t’u njohur me provat e SPAK.

Ora 11:30
Shtyhet për nesër seanca për Berishën, avokatët kërkuan kohë edhe për t'u njohur me provat

1703247354_80008a6a75ef8e013d15f615716ec5b47d45.jpg

Është ndërprerë seanca për gjyqin ndaj Sali Berishës ku SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’. Seanca është shtyrë për nesër. Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu avokatët kanë kërkuar më tepër prova për kërkesën e SPAK.

Ora 10:01
Vendoset sot për masën e sigurisë së Berishës, masa të shtuara sigurie në GJKKO

 

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku SPAK ka kërkuar masë shtrënguese, arrest në shtëpi.

Në GJKKO sot vihen re masa të shtuara sigurie.

Ora 09:52
GJKKO merr sot vendimin për masën e sigurisë, Berisha nuk paraqitet, çon dy avokatët

  

Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, dy avokatët e Berishës janë paraqitur në GJKKO, ndërsa pritet të mbahet seanca për ish-kryeministrin.

Vetë Berisha, në orën që do të nisë seanca ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD.

GJKKO do të vendosë sot masën e sigurisë për Berishën, ndërsa SPAK ka kërkuar ‘arrest në shtëpi’.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/12/2023 01:55

    Te shohim nese do te guxoje Berisha te thyeje arrestin e shtepise,te shohim nese fanatiket e tij me besnike do te guxojne t'i shkojne tek dera e apt. dhe te sfidojne rojet policore.Ndoshta i duhet vene ne dukje,qe po e thehu arrestin ne shtepi e pret burgu i vertete,ne te fundit vertet eshte tek te 80'-at,por bota ka njohur raste si p.sh.ish-roje kampesh perqendrimi qe i kane burgosur ne qeli edhe kur kane qene 90'e lart! Mosha,apo pozita sociale e politike,apo per cfare je vleresuar ne te kaluaren, nuk te shpetojne nga burgu,apo te dhenet llogari para ligjit,mjafton te kujtojme dy raste B.Madoff dhe R.Giuliani.

    Përgjigju
  • Gjergj: 26/12/2023 17:07

    "Zjarrfikèsja", nuk ka shkallè nè kètè vènd xhuxhash, ndaj shkrumbohen qindra miliona dhe njerèzit bèhen pèr lèmoshè. Prokurorèt, nuk kanè b...,ndaj kèrkojnè policin pas dere, a thua se me atè polic pas dere, mbarojnè denigrimet dhe kèrcènimet ndaj sistemit gjyqèsor nga krimineli qè nendon se u kall datèn shqiptarève. Mos shkoni pa shkallè nè vèndngjarje o zjarrfikès, sepse nuk i hyni nè punè askujt. Edhe ju o prokurorè,,,nè mos kini k...,,,gjejini,,sepse kèshtu, nuk jeni nè lartèsinè e detyrès. Kèrcènimi dhe pèrçmimi, pèrgojimi dhe pèrçudnimi i prokurorève dhe gjyqtarève,,duhet tè jetè vepèr penale, edhe pèr emigrantèt nga Vuçidoli.

    Përgjigju
  • XhinXhon: 26/12/2023 12:56

    Manovrat e dhjaksit me stil plepash per te shtyr sa me shum dhenien e llogaris

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/12/2023 12:48

    SHQIPËRIA SOT ËSHTË PJES FEDERALE SERBORUSE, MË 2021 VUCICI FASHIST E KRITIKOI SHUMË ASHPËR SALIUN QË KA DALË HAPTAS NË MBROJTJE TË SOVRANITETIT TË KOSOVËS, DHE QË NGA ATËHER SERBORUSI I KA KERKUAR VLLAUT EDVIN SHQIPFOLËSIT QË SALIU DUHET ASGJËSUAR SA MË PAR…! ShQIPRIA SOT FUNKCIONON MË KUSHTUT DHE AKADEMI SERBE …KURSE SHQIPTARËT JANË HIPNOTIZUAR. POR,SHQIPËRIA PRAP DO SHPËTOHET NGA KOSOVA !!!

    Përgjigju
    • Niku: 26/12/2023 17:40

      Te keshilloj te shkosh ti blesh saliut 1 pako me bebelina dhe 1 pule deti,mos harro te marresh dhe uturakun se nuk del dot nga shpia ,me qe ke ngelur i vetmi shpellar qe te vin keq per kete monster vrases qe quhet sali.

  • destan: 26/12/2023 12:27

    Ky kriminel burgun e ka pak prandaj perse nuk veprohet.

    Përgjigju
  • Toni: 26/12/2023 12:01

    Derrkuc Gjokutaj dhe avokat qebaptore Mengjesi, s’paskan pasur kohë te njihen me privat? Ç kane bërë deri sot? Kanë pirë birra e raki për mirmbajtjen e barkut te Gjokutajt?

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 26/12/2023 09:35

    Për 101 krimet që ka bërë në 33 vite duhej DËNIM ME VDEKJE..Të paktën me 25 vite.Por te NE NUK KA DREJTËSI.KA VDEKUR.VETËM ALTIN DUMANI NUK BËN DOT SHTET..!

    Përgjigju
    • adela: 26/12/2023 15:36

      O arber sala sdo 25 vite. ai duhet var mes qytetit me buke ne goje. ti duhet demuar me 25 vjet qe e mbron kete krimineli qe e qelbi vendin i mori pronat tgjithve e ja dha malokve te vete. PO TALLESH TI?

    • Arbëri: 26/12/2023 12:39

      Mjaft qelbët o kommunist-fashist…!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës