Fotot e publikuara nga portali Indeksonline që tregojnë fragmente të një bisede që supozohet të jetë bërë mes Afërdita Dreshaj dhe Agon Amiga janë përgënjeshtruar nga këta të fundit.

Afërdita ka mohuar gjithçka në Instagram, duke e shfaqur hapur zhgënjimin dhe zemërimin duke shtuar madje se do ta çojë në gjykatë 'shpifjen e gazetarëve dashakeq'.

aferdita dreshaj
Agon Amiga nga ana tjetër ka qenë më i 'kursyer' në fjalë dhe i pyetur rreth këtij foto skandali u shpreh: “Me këtë punë jam duke u marrë se kanë bërë montazhë. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe më të vërtetë është një montazh skandal”. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)