Afërdita Dreshaj: Lutuni për
Parisin...ose më shihni mua më mirë

Afërdita Dreshaj: Lutuni për<br />Parisin...ose më shihni mua më mirë
Sulmet e përgjakshmë që ndodhën në Paris gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit kanë shkaktuar jo pak reagime në rrjete sociale. Në rradhët e njerëzve që janë shfaqur të tronditur dhe janë 'lutur për Parisin', edhe VIP-at shqiptarë janë solidarizuar me dhimbjen.

Një prej mesazheve sensibilizuese që ka ngjallur më shumë debate dhe diskutime është ai i modeles Afërdita Dreshaj. "Lutuni për Parisin", ka shkruar modelja krah një fotoje që është konsideruar totalisht e papërshtatshme për këtë rast.

Modelja kishte pozuar provokuese me një fustan të kuq dhe fundshpinën e ekspozuar, ndërsa nuhaste një trëndafil përpara "Kullës Eiffel". Fotoja mori një sërë komentesh negative, gjë që solli edhe fshirjen e saj nga ana e Afërditës. 

Opinionisti dhe tekstshkruesi, Olti Curri në fan page-n e tij në 'Facebook' të shtunën në mëngjes e ka ripublikuar foton e Afërditës dhe kritikoi pozën e zgjedhur prej saj duke ironizuar me fjalët: 'Po kjo lutet për Parisin apo po përshëndet çunat e ISIS me: 'Oooh sa kam b***n e mirë!!!'.
aferdita dreshaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin