Në mbrëmjen e promovimit të klipit ishin ftuar personazhe dhe artistë të njohur të ekranit por nuk kanë munguar edhe mediat. Ndërkohë si “një zonjë shtëpie” e vërtetë Afërdita është shfaqur në formë të mrekullueshme fizike, rrezëllitëse dhe mjaft e e emocionuar për paraqitjen e produksionit të ri muzikor.
“Superstar” është një këngë ritmike, e cila përshtatet stinës së verës. Gjithashtu edhe gjatë klipit paraqitja e Dreshaj ishte mjaft e kuruar.
E pyetur nga televizioni A1 Report se përse kishte zgjedhur pikërisht Tiranën për këtë promovim, këngëtarja nga Mali i Zi u shpreh se e dashuronte Tiranën si dhe ndihej në shtëpinë e saj në kryeqytetin shqiptar.