Në rrjetet sociale Afërdita e ka mohuar ribashkimin me Shpatin.
Edhe pas rrëfimit të saj, aludimi për ribashkimin e tyre qëndron pasi miq të afërt të Shpatit kanë rrëfyer në median kosovare “Koha Net” se çifti është ribashkuar, por mamaja e Shpatit nuk është dakord, dhe nuk duhet të marrë vesh për këtë ribashkim të tyre.
E, për këtë arsye, këngëtari nuk ka dashur shumë të flasë apo ta shpallë se janë sërish me Afërditën.
Ndërkohë edhe Afërdita nuk ka dashur të shkojë kundër dëshirës së Shpatit dhe ka thënë se lajmi i ribashkimit nuk është i vërtetë.
Cifti Kasapi- Dreshaj së bashku janë cilësuar shpeshherë si një nga çiftet më të bukura të skenës shqiptare.
Afërdita momentalisht po qëndron në Turqi, me një projekt të radhës në modelim.
Redaksia Online
(M.Z/shqiptarja.com)