Afërdita Zonja:Sot ka këngëtarë
që gjynah që dalin në skenë

Afërdita Zonja:Sot ka këngëtarë<br />që gjynah që dalin në skenë
Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare të viteve 70-80, Afërdita Zonja, në një intervistë për DaSARA në Report TV ka folur për vështirësitë dhe kënaqësitë e punës së saj në sistemin komunist si dhe atë aktual.
 
Zonja është shprehur se para viteve ’90 ka qenë një kohë e artë që do të mbetet gjithnjë në historinë e muzikës shqiptare. Por arti në atë kohë ishte mbyllur brenda kufijve ndërsa avantazhi i vetëm ishte shpirtëror sepse këndohej falas.
 
Sipas saj, ndërrimi i sistemeve ishte krizë për brezin e këngëtarëve të live-t dhe epokë lulëzimi për ata të play- back. “Në këtë kohë artistët janë me fat sepse kanë mundësi të prekin botën”, ka thënë këngëtarja.
 
Zonja pranoi që edhe sot ekzistojnë këngëtarë shumë të mirë por komercializmi e bën të ndihet keq ndaj ajo me keqardhje është shprehur: “Ka edhe këngëtarë që gjynah që dalin në skenën shqiptare, e shëmtojnë muzikën”.
 
E pyetur se si ndihet larg skenës Afërdita Zonja është shprehur se nuk ndihet mirë që tashmë jeton larg festivaleve që ishin dhe mbeten ëndrra e saj, por ajo ka shtuar se për aq kohë sa vijon të këndojë dhe të ndodhet mes njerëzve është shumë e lumtur.
 
Tek ju do të veçoja faktin që në këndvështrimin tim jeni këngëtarja e ëmbël e muzikës së lehtë shqiptare...
Faleminderit për të gjitha fjalët e bukura që ju thatë.

Është e vërtetë se kanë qenë shumë më të ëmbla se zakonisht këngët tuaja, ishte një përzgjedhje apo karakteristikë e zërit?
Nuk flitet shumë për veten, por vokali im ka qenë më të vërtetë i veçantë dhe specifik me një timbër të spikatur edhe nga shtrirja edhe nga ëmbëlsia kështu që besoj nuk keni gabuar.

Si gjendeni në këto 56 vite të jetës suaj?
Përderisa jeta ime është e lidhur me artin unë them se ndihem shumë mirë dhe më e re. Gjithmonë kam qenë e angazhuar si nga ana profesionale ashtu edhe me të gjitha problemet e tjera.

Ju keni një jetë familjare, sepse mesa di unë keni një vajzë...
Kam edhe një djalë sepse i kam fëmijët binjakë që janë 29 vjeç dhe jetojnë këtu.
 
Si ka qenë për këngëtare të brezit tuaj ndryshimi i sistemit?

Ne u ndodhëm përpara një të papriture sepse të gjitha festivalet që ishin në vitet kur ishim në kulmin e karrierës kanë qenë live. Të gjitha këngët i përshtateshin vokalit duke përjashtuar këtu censurën apo tekstet që lidheshin më politikën ka qenë kohë e artë e muzikantëve dhe kompozitorëve të shquar në vendin tonë duke kujtuar kompozitorë si Limoz Dizdari,Kujtim Haro, Fejmi Ibrahimi dhe shumë artistë të therë që kanë bërë këngë që kanë mbetur në historinë ë muzikës shqiptare. Pas viteve 90 ndryshoi gjithçka, e gjithashtu dhe arti e muzika. Këngët e koncertet filluan të jenë playback dhe kjo ishte ajo se unë dhe shumë këngëtarë të tjerë nëse nuk këndonim live siç vazhdoj edhe sot e kësaj dite nuk ndieje asnjë emocion për këngët. Ne u ndeshëm para një të papritur, plus që shumë artistë u larguan nëpër botë edhe mund të them që ishte një goditje për brezin. Ka edhe këngëtarë që i kanë rezistuar, por jo afër atyre skenave të mëdha më të cilat jemi rritur. Pjesa më e madhe e këngëtarëve ekzistojnë, punojnë këndojnë por nuk jemi aty ku ishte ëndrra dhe karriera jonë. Nëpër botë këngëtarët vipa vazhdojnë karrierë të suksesshme neper botë në Shqipëri nuk ekziston kjo.
 
E keni menduar ndonjëherë nëse do të kishit lindur në një vend tjetër si do të ishte?

Mund ta imagjinoj sepse vokalet e bukura nëpër botë do çajnë deri në fund. Një vokal i bukur shkon ku shkon por merr atë që i takon. Ëndrra të bukura por ne jetojmë këtu.
 
Pas ndryshimit të sistemit a ka pasur një moment kur keni thënë s’mund t’ia dal me këtë profesion, çfarë keni bërë me jetën tuaj pas 90-ës? 
Për fatin tim të mirë ky ka qenë profesioni i dytë sepse unë jam mësuese e kantos në Lice, kështu që unë e plotësoja atë. Nga dëshira për punën është një brez i tërë që ka dalë nga shkolla e muzikës dhe është kënaqësi kur shikon suksesin në skenë të nxënësve të tu. Kënga zë vend të veçantë për mua sepse kam qenë 15 vjeç kur këndova në Festivalin e RTSH dhe kjo më bëri të vazhdoja Liceun dhe Akademinë dhe të pozicionohesha në këtë fushë.
 
Brezat para ‘90 me ato pas ‘90 si kanë qenë? 
Ndryshojnë brezat. Edhe fëmijët e mi ndryshojnë nga njëri-tjetri, ashtu ndodh edhe më brezat. Më përpara fëmijët ishim më të edukuar më të dashur, më të sjellshëm ndërsa nga brezi në brez janë shumë më inteligjentë por shumë më të llastuar. Duhet të dish të bashkëpunosh me ta që të mos e vështirësosh as punën tënde dhe as jetën e tyre se janë pak të llastuar.
 
Po brezin e artistëve të sotëm si e shihni? 
Në këndvështrimin tim nga ana profesionale mund të them që këta artistë që janë sot janë me fat sepse patën mundësi të prekin botën, pavarësisht se me koncerte apo darka familjare. Kanë kontakt me botën, kanë më shumë fitime. Ne kemi kënduar falas, ana materiale nuk është diskutuar asnjëherë. Një videoklip bën shumë punë sot, sepse bëhet promovim dhe më pas të ftojnë në botë dhe mund të them se janë me fat. Nga ana profesionale mund të them se ka këngëtarë shumë cilësorë dhe shumë të mirë, por ka edhe këngëtarë që gjynah që dalin në skenën shqiptare, ose e shëmtojnë muzikën. Unë e them me bindje që duke u bërë kënga komerciale dalin krijime, këngë tekste vulgare që më bëjnë të ndihen keq.
 
Nëse fëmijët tuaj nuk do të kishin parametrat tuaj për tu bërë këngëtarë dhe do të ndiqnin rrymat e momentit, do ta pranonit tek ata, se ndoshta na dëgjojnë prindër që duan të mësojnë për fëmijët e tyre për të mos i ç’edukuar?
Fëmijët e mi janë rritur me këtë kulturë dhe muzikë. Me këtë frymë dhe edukatë mësojnë edhe nxënësit e mi. Jam krenare për punën që kam bërë me nxënësit dhe shijet e tyre. Për shijen time nuk mund të dëgjoj tallava apo muzikë të këngëtarëve që nuk kanë vokal.
 
Sa vite keni që punoni te Serenata Korçare? 
Unë kam tetë vite këtu. Këngët që këndoj këtu janë serenata korçare, këngë të zemrës, por edhe këngë cilësore të këngëtarëve të tjerë.
 
A nuk ka filluar të bëhet e lodhshme me kalimin e viteve?
Unë jam këtu tre ditë të javës por kënga nuk është kurrë lodhje për mua. Vitet ikin por nuk e di si do të bëj, por mendoj se duke kënduar do të largohem nga kjo jetë.
 
Mos është fakti që brezi juaj e ka të vështirë të ambientohet me këtë realitet ndaj keni 8 vite këtu? 
Secili bën zgjedhjet e veta por unë këtu nuk lodhem dhe e bëj me dëshirë këtë punë. E kam bërë këtë zgjidhje sepse ndihem mirë, kam alternuar punën me shkollën.
 
Pse nuk garoni përsëri në festival?
Nuk varet nga unë, ka drejtorë të cilët duhet të jenë promotorët e ofrimit të këngëtarëve.

Po nëse ju dërgoni një material?
Unë nuk mund të kompozoj. Duhet të ofrojë dikush.

Nuk mund të shkosh si këngëtare t’i propozohesh një kompozitori të thuash dua të bëj një këngë për festival?
Nuk e di unë nuk jam lutur asnjëherë. Nëse me thërrasin po, në rast të kundërt nuk e provoj dot.
 
Fakti që keni zënë vend këtu më duket se jeni tërhequr nga jeta publike... 
Më thërrasin në emisione sepse ka interes për të kujtuar Afërditën por nga skena jam shkëputur.

Me keqardhje e thoni këtë? 
Sigurisht, kush nuk do donte të ishte në skenë. Megjithatë jam e kënaqur sepse vazhdoj këndoj, spektator atje, spektator atje jam mes njerëzve.
 
Ju nuk paskeni zërin e ëmbël por paskeni edhe një anë njerëzore shumë të ëmbël. Nëse do të zgjidhnit do kishit dashur të ishit më e ashpër? 
Unë kjo natyrë jam, jam tolerante e dashur dhe nuk mund të bëhem dot e egër. Unë jam kjo.

Unë besoj tek teoria çfarë mbjellim korrim prandaj perëndia të ka dhënë të mira familjare dhe profesionale.
 
Kam një familje shumë të mirë dhe jam e plotësuar dhe kështu të na lërë Zoti.

The që ndihesh e plotësuar, faleminderit se më plotësove edhe mua me këtë intervistë kaq të bukur.
Shumë falemminderit!

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë