Afganët 'sfidojnë' temperaturat e ulëta dhe 'pushtojnë' bregdetin e Shëngjinit: Mirënjohës ndaj shqiptarëve për mikpritjen

Të akomoduar afër detit, refugjatët afganë  po i shfrytëzojnë në maksimum ditët me diell.

Pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në brezin e rërës, duke shijuar rrezet e diellit, por nuk mungojnë as ata që sfidojnë temperaturat e ulëta dhe provojnë freskinë e detit.

Afganët shprehen të kënaqur me Shqipërinë dhe Shëngjinin në veçanti, por presin që sa më parë të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kanada.

"Ne ishim në rrezik atje dhe erdhëm këtu. Këtu është ndryshe jemi shumë të lumtur   pavarësisht se nuk  e kemi shume të qartë  procedurën, ne presim që të zhvendosemi në Amerike ose Kanada.", tha njeri prej tyre.

"Unë jam Khalim dhe jam shumë i lumtur këtu dhe pres të iki në Amerikë", u shpreh një tjetër.

"Unë jam Paisal Kajmi. Vi nga Afganistani. Kam qenë asistent profesor atje që kur talebanët morën Kabulin un ika që atje. Ne e vlerësojmë Qeverinë Shqiptare për mikpritjen për shërbimin spitalor e çdo gjë tjetër. Ne e kalojmë ditën duke bërë aktivitete të ndryshme. Unë për shembull merrem me ëebsitin tim të lajmeve pavarësisht gjithçkaje synimi ynë është SHBA", tregoi dikush.

 "Unë jam Kania  erdha këtu me 30 tetor 2021 nga Kabuli ne Shqipëri, presim të mbaroje procedura e vizës që të iki në Amerikë" , u  shpreh një tjetër.

 

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?