Të paktën gjashtë ushtarë të misionit të NATO-s në Afganistan, u vranë këtë të hënë në afërsi të Kabulit.

Burime pranë autoriteteve lokale kanë bërë të ditur se ushtarët humbën jetën gjatë një sulmi të ndërmarrë nga ana e talebanëve, kundër një patrulle të përbashkët të ushtrisë afgane dhe forcave të huaja.

Sulmi, i pretenduar nga rebelët, ka ndodhur pak metra larg bazës Bagram, në veri të Kabulit, ndërsa një kamikaz me motoçikletë hodhi veten në erë gjatë kalimit të patrullës”, sqaroi Mohammad Asem, guvernator i provincës Parën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)