Sekretarit amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi sot një vizitë të papritur në Kabul, ku dy ditë më parë një gjeneral i lartë amerikan u vra me armë zjarri nga një afgan. Burime nga Departamenti amerikan i Shtetit shpjeguan se qëllimi i vizitës ishte edhe për të tentuar një zbutje të tensionit mes dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe rinisjes së procesit të tranzicionit në vend. Kerry duhet të takohet me dy kandidatët për president dhe me presidentin në largim, Hamid Karzai./ ATSH/