Deputetët afganë hodhën sot poshtë emërimin e gruas së parë, të zgjedhur nga presidenti për të drejtuar Gjykatën e Lartë, një tjetër pengesë për Ashraf Ghanin dhe kauzën e femrave afgane që vazhdojnë të vuajnë diskriminimet.
"Fatkeqësisht, Anissa Rassuli nuk ka marrë votëbesimin që do t'i kishte mundësuar të shërbente në Gjykatën e Lartë", shprehu me keqardhje Abdul Zahir Qadeer, zëvendëspresident i Dhomës së Ulët të Parlamentit afgan, Wolesi Jirga.
Rassouli mori vetëm 88 vota pro, ndërkohë që i nevojiteshin 97 vota për tu ulur me tetë pjesëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë, një mbrojtëse e vërtetë e Kushtetutës afgane. Deputetët miratuan kandidaturën e një burri, Mohammed Youssouf Alim, për juridiksionin më të lartë të vendit. à la plus haute juridiction du pays.
Anissa Rassouli, një juriste me përvojë, u zgjodh në fund të muajit qershor nga presidenti, Ashraf Ghani, i cili ka treguar gjithashtu vendosmërinë e tij për të ndryshuar fatin e bashkëqytetarëve të tij.
"Ajo që ndodhi sot është dramatike", theksoi deputetja Choukria Barekzai pas votimit të deputetëve.
"Ne shpresojmë që presidenti do të emërojë një grua tjetër për të kompensuar këtë dështim", shtoi ajo.
Të drejtat e grave afgane janë përmirësuar që prej rrëzimit të regjimit të talebanëve në vitin 2001, por shoqëria afgane mbetetet gjerësisht patriarkale dhe dhuna kundër grave është e herepashershme.
/Shqiptarja.com