KABUL, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Abdullah Abdullah shpalli sot fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke hedhur poshtë avancimin e rivalit të tij, Ashraf Ghani, siguruar sipas tij në sajë të mashtrimit masiv, rrezik që mund të shkaktojë një periudhë tjetër paqendrueshmërie duke parë tensionet etnike.
Dje në mbrëmje, komisioni zgjedhor i pavarur (IEC) njoftoi se Abdullah ishte shumë prapa kandidatit tjetër, Ghani me 43,5 për qind të votave kundër 56,4 për qind, sipas rezultateve paraprake të turit të dytë të zgjedhjeve që u zhvilluan më 14 qershor.
Abdullah, i cili figuronte si favorit pasi fitoi në turin e parë me 12 pikë më shumë ndaj Ghanit , ka refuzuar të njohë këtë rezultat, deformuar sipas tij nga mashtrimet masive në favor të kundërshtarit të tij. Sot, ai doli para disa mijëra mbështetësve në Kabul duke shpallur fitoren. "Pa asnjë dyshim ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve", deklaroi ai në mesditë gjatë një mitingu të organizuar në sallën e madhe ku mbahet zakonisht Loya Jirga (asambleja tradicionale afgane)./
/ec/
/Shqiptarja.com