Afganistan/ Sulm me bombë në dasëm, 63 viktima në Kabul brenda natës (VIDEO)

AFGANISTAN- Një sulm me bombë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në mes të një dasme në Kabul duke lënë pas 63 viktima. Bomba nuk ishte e instaluar, por një prej personave të cilët ishte në lokal në momentin e dasmës e ka pasur me vete duke u bërë dhe vetë pjesë e tragjedisë.

Ministri i Brendshëm afgan bën me dije se veç 63 viktimave, ndër të cilët ka pasur dhe një numër të konsiderueshëm grash dhe fëmijësh janë edhe 183 të plagosur. 

Vendi në të cilin ka ndodhur sulmi, është në Kabulin Perëndimor, shumë afër pallatit presidencial Darul Aman, aty ku presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani nesër feston ditën e pavarësisë së vendit. 

Ndërkohë pas këtij sulmi fshihet pikërisht organizata terroriste ISIS e cila ka pranuar publikisht që ka gisht në këtë tragjedi. 

Ky sulm vjen fill pas tragjedisë së 11 ditëve më parë në të njëjtën zonë. Më 7 gusht  tre kamikazë sulmuan me bombë portën e selisë së Policisë afgane duke lënë të vdekur 14 persona dhe 145 të tjerë të plagosur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja