AFGANISTAN - Një grup ushtarësh amerikanë në Afganistan janë bombarduar nga avionët e tyre gabimisht.
Ushtarët ndodheshin në një bazë të vogël duke pushuar kur papritur dëgjohet një shpërthim i fortë kur një avion bombardues amerikan lëshoi gabimisht një bombë me peshë 250 kilogram mbi ta.
Njëri prej ushtarëve me kamera në trup u çua dhe filloi të lëvizë nëpër bazë për të parë gjendjen e shokëve të tij, të cilët ishin thjesht të çorientuar dhe nuk po kuptonin se çfarë ndodhi. Mrekullisht asnjë prej ushtarëve nuk humbi jetën apo u plagos nga shpërthimi i fortë.
Avioni bombardues ishte thirrur për të goditur forcat talibane në një luginë të zonës, por gabimisht bomba u lëshua mbi shokët e tyre.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO