Pakistani dhe Afganistani theksuan se kishin si synim të bashkoheshin me Kinën dhe SHBA-në në fillim të muajit janar për fillimin e bisedimeve për paqe mes talebanëve afganë dhe Kabulit. Presidenca afgane tha në një komunikatë se përfaqësuesit afganë, pakistanezë, amerikanë dhe kinezë do të marrin pjesë në këtë takim.