BE hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht (VIDEO)

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të hapur kufijtë për personat që janë “vaksinuar plotësisht”.  Ambasadorët nga 27 vendeve anëtare të BE miratuan një propozim të Komisionit Evropian të datës 3 maj për të lehtësuar kriteret për të përcaktuar vendet "të sigurta" dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër.

Lajmi vjen në një kohë kur në muajin qershor pritet të hyjë në përdorim certifikata e vaksinimit. Një përpjekje e tillë tregon se BE është e vendosur të krijojë kushtet e përshtatshme për rikthimin e turizmit në nivelet para pandemisë.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord  të mërkurën për rihapjen e kufijve të bllokut për udhëtarët jashtë BE-së, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Vendimi, i cili është rekomanduar më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Ndërkohë që për vaksinat e njohura nga OBSH, pritet një vendim i mëvonshëm.

Me këto të dhëna, udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në Shtetet Anëtare të Bashkimit pa pasur nevojë të futen në karantinë.

Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE për pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar.

Kriteri kryesor aktual është që të mos ketë më shumë se 25 raste të reja COVID-19 për 100,000 njerëz në 14 ditët e fundit. Trendi duhet të jetë i qëndrueshëm ose në rënie dhe duhet të ketë një numër të mjaftueshëm të testimeve, të cilat do të duhet të tregojnë një përqindje minimale të testeve negative.

Komisioni propozoi ngritjen e shkallës së incidencës në 100, por ambasadorët ranë dakord për 75. Që njerëzit e vaksinuar të arrijnë të udhëtojnë duhet të kenë marrë një vaksinë  të miratuar nga EMA, me ata me një listë emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të merren parasysh.

Aktualisht, udhëtimet jothelbësore në BE nga të ashtuquajturat vende të treta - ku bën pjesë edhe Ballkani - janë të ndaluara.

Këto kufizime janë vendosur qysh në mars të vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë