Afrikë e Jugut – Një 18-vjeçar ka një pasion krejt ndryshe nga moshatarët e tij. Adoleshenti ka krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me luanët në Afrikën e Jugut. Alex thotë se është i lumtur që e bën këtë gjë. “ Unë jam rritur duke bërë këtë gjë, kjo është ajo që unë dua.

Shokët e mi mendojnë se unë jam i çmendur kur më shikojnë që luaj me luanin”, tha 15 – vjeçari. Ai ka ndjekur traditën e familjes së tij. 18 – vjeçari luan dhe qëndron me kafshën e egër pa frikën se ai mund ta sulmojë. Sipas tij, ajo që i pëlqen më shumë luanit, është t’i bësh një masazh tek këmbët. “Zavu është një luan i veçantë.

Ai më do mua dhe ne jemi miq të mirë. Atij i pëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes, por një nga gjërat e tij të preferuara është t’i bësh masazh në shputë”.
luan
Shiko foto të tjera

Alex, i cili është me origjinë nga Oxfordshire, është zhvendosur në Afrikën e Jugut në vitin 1999. Megjithatë, rreziqet e të punuarit me një nga kafshët më të egra të planetit. Dhe në rast rreziku ai mban me vete një shkop për t’u mbrojtur. Ai tha se “luanët janë jashtëzakonisht shumë të fuqishëm dhe një mashkull peshon deri në 250 kg”.

“Unë jam shumë i sigurt që rri me luanët. Çelësi që ata të mos sulmojnë është që të mos jesh i frikësuar”, tha Alex. Alex është trajnuar për vite me rradhë nga babai i tij, i cili thotë se shpeshherë është i frikësuar kur djali i tij qëndron me luanët. 

(v.gj/shqiptarja.com)