Afrikë e Jugut/ 87 minatorë të vdekur në minierën e arit, shpërthejnë qytetarët: U lanë pa ushqim

Afrikë e Jugut/ 87 minatorë të vdekur në minierën e arit, shpërthejnë qytetarët: U lanë pa ushqim

Minatorët nxirren nga miniera nga ekipi i kërkim-shpëtimit

Afrikë e Jugut-Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati një mujore ndërmjet policisë dhe minatorëve të bllokuar që punonin ilegalisht në një minierë ari të braktisur në Afrikën e Jugut, është rritur në të paktën 87, sipas policisë.

Autoritetet u përballën me zemërimin në rritje dhe një hetim të mundshëm për refuzimin e tyre fillestar për t’i ndihmuar minatorët. Në vend të kësaj autoritetet vendosën që t’i detyronin të dilnin duke u ndërprerë furnizimin me ushqime.

Zëdhënësja e policisë kombëtare, Athlenda Mathe tha se 78 trupa u nxorën në një operacion shpëtimi të urdhëruar nga gjykata, me 246 të mbijetuar të nxjerrë nga nëntoka që nga fillimi i operacionit të hënën. Zonja Mathe tha se nëntë trupa të tjerë ishin nxjerrë përpara operacionit të shpëtimit, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan Associated Press.

Organizatat e komunitetit nisën përpjekjet e tyre të shpëtimit kur autoritetet thanë vitin e kaluar se nuk do të ndihmonin qindra minatorë, sepse ata ishin “kriminelë”.

Minatorët dyshohet se kanë vdekur nga uria dhe dehidratimi, megjithëse ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vdekjes.

Autoritetet e Afrikës së Jugut janë kritikuar ashpër për ndërprerjen e ushqimit dhe furnizimeve për minatorët në minierën e arit Buffelsfontein vitin e kaluar. Taktika për t’i shtrënguar ata të dalin, u dënua nga një nga sindikatat më të mëdha të Afrikës së Jugut.

Policia dhe pronarët e minierës u akuzuan gjithashtu se hoqën litarët dhe çmontuan një sistem “ashensori”, që minatorët e përdornin për të hyrë në minierë dhe për të dërguar furnizimet nga sipërfaqja.

“Është një turp për një demokraci kushtetuese si e jona. Dikush duhet të japë llogari për atë që ka ndodhur këtu”, tha Johannes Qankase, një drejtues i komunitetit lokal.

Raportohet se Afrika e Jugut e pasur me ar ka rreth 6000 miniera të braktisura ose të mbyllura.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sali Berishës për shfuqëzimin e masës e sigurisë 'arrest shtëpie'

Afera Partizani/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sali Berishës për shfuqëzimin e masës e sigurisë 'arrest shtëpie'