Strategjia 2024 – 2030 për sigurinë në punë/ Në fokus goditja e pagave në dorë! Në sitë ndërtimi, bujqësia e minierat

Tirane-  Ekonomia po përballet me sfida të shumta sa i takon tregut të punës. Jo vetëm informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore, apo mosrespektimi i kontratave të punës, por aksidentet dhe sëmundjet profesionale janë po ashtu shqetësim në rritje. 

Në Strategjinë për Sigurinë në Punë 2024-2030 e hartuar nga Ministria e Ekonomisë që është publikuar për konsultim publik thuhet se sektorët që kanë numrin më të lartë të aksidenteve si ndërtimi, minierat, bujqësia dhe transporti do të jenë në fokus të kontrolleve dhe inspektimeve të detajuara, me qëllim garantimin e sigurisë në punë.

Në total gjatë vitit 2023, u regjistruan 168 aksidente në punë, 30 me pasoja fatale për jetën, ku shumica ishin në sektorin e ndërtimit, industrinë prodhuese e miniera.

Pikërisht këto sektorë do të jenë në fokus të hetimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme për të verifikuar sesa e garantojnë shëndetin e punonjësve në vendin e punës.

Inspektimet do të bazohen kryesisht në teknologji me synim ngritjen e një sistemi digjital për të dhëna për shëndetin në punë si dhe për të marrë sinjalizime për mosrespektim të kushteve.

“Vënia në zbatim e sistemit digjital të të dhënave për shëndetin në punë do ta qartësojë dhe bëjë më efikas procesin e menaxhimit dhe analizës së të dhënave të pacientit për mjekët e punës. Ky sistem do ta lehtësojë diagnostikimin efikas të sëmundjeve profesionale duke çuar në ndërhyrjen dhe trajtimin në kohë të problemit. Për më tepër, do të mundësonte monitorimin e rreziqeve dhe tendencave në mjedisin e punës për çështje të shëndetit në punë duke i ardhur në ndihmë politikë-bërjes bazuar në të dhëna”, thuhet në strategji.

Tjetër fokus, thuhet se do të jetë edhe goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave.

“Sektorët të cilët janë veçanërisht vulnerabël ndaj informalitetit janë bujqësia, tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimi, ku dhe nivelet e punësimit informal njohin përqindje të larta si mbi 84%”, thuhet në strategji.

“Pagat në dorë” thotë Ministria e Ekonomisë zënë peshë të madhe në punësimin informal në vend. Luftën ndaj nëndeklarimit të pagave qeveria thotë se e ka nisur që më 1 tetor 2024, dhe nuk do të ndalojë derisa bizneset të reflektojnë e të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rolandi: 26/10/2024 08:25

    Të kontrolloje Inspektoriati Punes ndermarrjet qe punojne te shtune e te djele dhe dite festash nese u japin 25% shtese punonjesve sipas Kodit te Punes?

    Përgjigju
  • Lumi: 25/10/2024 22:40

    Po pse nuk thuhet kush esht shkaku qe keto te shkreta ndihma per sklleverit e ketij vendi po fillojn te jepen vetem tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin