Kobra në bord, piloti bën ulje të detyruar: Ndjeva diçka të ftohtë në trup, kur ktheva kokën pashë gjarprin

Kobra në bord, piloti bën ulje të detyruar: Ndjeva diçka të ftohtë në trup, kur ktheva kokën pashë gjarprin

Njerëzit teksa kontrollojnë brenda aeroplanit në aeroportin

AFRIKË E JUGUT- Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë duartrokitur guximin e një piloti i cili ia doli që të bënte një ulje të sigurt edhe pse ndjeu një kobër helmuese që po i rrëshqiste në trupin e tij teksa po fluturonte.

Piloti, Rudolf Erasmus, i tha CNN se po pilotonte një aeroplan të vogël të hënën me katër kolegë në bord, kur pësoi një “ndjesi të ftohtë,  poshtë këmishës sime në zonën e ijeve".

“Në fillim mendova se po më rridhte shishja e ujit. Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikova poshtë, pashë kokën e gjarprit që tërhiqej poshtë sediljes sime.  Kam pasur një moment heshtjeje. Ishte më shumë sikur truri im nuk e kishte regjistruar atë që po ndodhte për të qenë vërtet i sinqertë. Ishte një moment mosbesimi, mendoj”, ka treguar ai.

Ai ka treguar se para se të nisej në fluturim kishte një kobra, por nuk e kishte menduar që ai ishte fshehur pikërisht në avionin që do nisej për fluturim. Për fat të mirë, të pesë personat në bord nuk pësuan asnjë lëndim. Kobrat e Kepit kanë një pickim helmues dhe mund të arrijnë më shumë se 5 metra të gjatë, sipas Institutit Kombëtar të Biodiversitetit të Afrikës së Jugut.

Kapësit lokalë të gjarpërinjve u thirrën në aeroplan pas uljes së detyruar, por Erasmus tha se gjarpri ishte zhdukur. Ai dhe disa inxhinierë kaluan dy ditët e ardhshme duke e “çmontuar” avionin në kërkim për gjarprin.

“Ata hoqën sediljet, qilimat, panelet – në thelb gjithçka në aeroplan që mund të zhvisheshin në atë pikë e bënë, por edhe një herë, për fat të keq pa sukses”, tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur