Një leopard i zi është parë në Afrikë për herë të parë në 100 vitet e fundit. Krijesa e veçantë u filmua nga biologu Nick Pilfold.
Pilford kaloi ditë të tëra në kërkim të tij pasi Leopardët e zinj janë shumëtë rrallë në Afrikë. Pamja e leopardit i atribuohet melanizmit (zhvillimi i melaninës ngjyrë të errët në lëkurë ose në qimet e kafshëve).
Biologu dhe ekipi i tij vendosën një sërë “kurthesh me kamera” në shkretëtirën Laikipia në Kenia. Pak ditë më parë ai arriti të sigurojë foto e dëshmi të pamohueshme të një leopardi të zi, një krijesë tepër e veçantë.

Fotot paraqesin dokumentacionin e parë shkencor të një krijese të tillë në Afrikë në gati një shekull. Para fotografisë së Pilford, i vetmi zbulim i konfirmuar i një leopardi të zi në Afrikë ishte një fotografi e realizuar, Etiopi, më 1909.
Komente

