Afrimi i festave të fundvitit si gjithnjë shënon edhe një prurje emigrantësh. Nga Greqia, nëpërmjet doganës së Kapshticës, ende nuk ka ndonjë hyrje masive. Policia ë Korçës bën të ditur se për datën 22.12.2017 ka qenë:

Hyrje shtetasve shqiptare - 5220

Dalje shtetasve shqiptare - 2040.

Pritet që një ditë para Krishtlindjes e në vazhdim deri në datën 31 dhjetor të ketë një numër më të lartë emigrantësh që hyjnë nga vend kalimi kufitar i Kapshticës. Policia kufitare shqiptare ka marrë masa shtesë dhe ka përforcuar shërbimet për të përballuar çdo fluks dhe situatë në këtë doganë.

Ndërsa, në pikën kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit kanë ardhur 6000 persona, pala shqiptare ka punuar me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele, duke shmangur fluksin dhe radhët e gjata.

d.c./shqiptarja.com