Afron festivali i Kanës, e çel “Everybody Knows’ me Penelope Cruz dhe Bardem

Afron festivali i Kanës, e çel “Everybody Knows’ me Penelope Cruz dhe  Bardem

Aktrorët, Penelope Cruz dhe Javier Bardem , në rolet kryesore të filmit

Filmi “Everybody Knows” do të jetë filmi që do ta hapë këtë vit Festivalin e Filmit në Kanë. Penelope Cruz dhe Javier Bardem janë bashkuar për rolet kryesore në film. Filmi me regji nga Asghar Farhadi, në gjuhën spanjolle, me datë 8 maj shfaqet në Kanë, dhe është pjesë e garës për Palmën e Artë.

“Everybody Knows” tregon historinë e Laurës, që largohet nga Buenos Aires për në fshatin e lindjes në Spanjë. Një bashkim familjar do ta rikthejë pas të kaluarën e harruar që më pas do të bëjë që gjërat të ndryshojnë drejtimin e tyre. Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Kanës do të mbahet nga datat 8-19 maj. Cate Blanchett, aktore e njohur, do të jetë presidente e jurisë së Festivalit.

Në faqen zyrtare të këtij eventi ndërkombëtar njoftohet se më datë 12 prill do të bëhet i ditur programi në tërësi i Festivalit të njohur në Francë. http://www.festival-cannes.com/en/

( Aktorët, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, në rolet kryesore të filmit ) 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja