Filmi 'Furgoni' i Erenik Beqirit në garë për 'Oscar'

Filmi 'Furgoni' i Erenik Beqirit në garë për 'Oscar'

Aktori francez Phenix Brossard ne filmin 'The van'

Në këtë edicion të 93-të të Oscar-it filmi “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit garon përballë10 prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër.  

Ngjarjet në këtë film trajtohen në Shqipërinë e viteve ’90. Në qendër të tij është historia e një djali që është në kërkim të lirisë. Liri të cilën mund ta gjejë, vetëm duke u larguar nga Shqipëria. Por, për ta arritur atë, djali duhet që të bëjë një ndeshje të pazakontë në furgon. Fundin e së cilës do ta mësojë vetëm në fund. Në film luajnë aktorët  Arben Bajraktaraj e Afrim Muçaj nga Kosova, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja e Romir Zalla.

Ndonëse, Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk e mbështeti financiarisht, suksesi i filmit “The van”, që pati premierën botërore në Festivalin e Kanës, si bashkëprodhim francezo-shqiptar i "Origine Films", Francë & "Anima Pictures” në vitin 2019, nuk ka munguar as në të tjerë festivale ndërkombëtarë, si në Festivalin e Sarajevës, Festivalin Manaki Brothers, në Festivalin e Filmit “Batroun Mediterranean” etj.

Filmat e tjerë me metrash të shkurtër në këtë garë janë: “Bittu”; “Da Yie”
“Feeling Through”; “The Human Voice”; “The Kicksled Choir”; “The Letter Room”; “The Present”; “Tëo Distant Strangers”; “The Van” dhe “Ëhite Eye”

Lista e plotë e të nominuarëve në 'Oscar' do të publikohet më 15 mars 2021. Çmimet ndahen në Teatrin Dolby të Hollywod-it në datë 25 prill.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë