Ministri Ferid Agani ka marrë premtime nga përfaqësues të shteteve të Organizatës Islamike se çështja e njohjes së Kosovës do të diskutohet nga këto shtete më seriozisht.
Ministri Agani tha për RTK-në se pret njohje të shpejta nga Egjipti, Algjeria, Tunizia dhe Jemeni.
Ai po merr pjesë së bashku me ministrin Mahir Jagcillar në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik lidhur me gjendjen në Siri, ndërsa ka konsideruar se prania e Kosovës ka qenë e një rëndësie të veçantë, sepse është shfrytëzuar për avancimin e procesit të njohjes së Kosovës.
Ai tha se është takuar edhe me diplomatët e shtetit të Xhibutit, të Malit, Sudanit, Marokut, Somalisë e Jordanisë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com