Agim Çeku, kandidat i PDK-së për
kryetar të Prishtinës në zgjedhje
Pak çaste pasi u bë publik lajmi se PDK do të kandidojë për kryetar të komunës Agim Çekun, ministrin aktual të Mbrojtjës, u deklarua edhe zyrtarisht se ai do të konkurojë për kryetar të Prishtinës nga Kryeministri Hashim Thaçi.
KOSOVE - Pak çaste, pasi që nga KTV u bë publik lajmi se PDK do të kandidojë për kryetar të komunës Agim Çekun, ministër aktual i Mbrojtjës në Kosovë, ai u nominua edhe zyrtarisht për të konkurruar për të parin e Prishtinës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë shtypi ka shpallur edhe zyrtarisht Çekun, kandidat të PD-së për numrin një të kryeqytetit.
“Kam kënaqësinë, që ta dominojë kandidatë për kryetar, Agim Çekun për një Prishtinë më ndryshe, një Prishtinë evropiane”, ka thënë Thaçi në konferencë për shtyp.
Agim Çeku, e ka pranuar me kënaqësi këtë përgjegjësi të re.
“Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga ana e PDK-së. Kjo është një sfidë e re për mua dhe do të mundohem që të jap maksimumin për zhvillimin e Prishtinës”, ka thënë Çeku.
ORA 17:00 Agim Çeku, kandidat i PDK-së për kryetar të PrishtinësMinistri i FSK-së, Agim Çeku do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës. Burime të KTV-së brenda PDK-së kanë bërë me dije se emrin e tij do ta publikoj sot në një konferencë për medie, nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi. Çeku ka thënë burimi është propozuar nga kryesia. Ende nuk dihet nëse Çeku do të jap dorëheqje nga posti i ministrit të FSK-së.
Marrë nga Koha ditore
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01