"Të gjitha virtytet që kishte Agim Ramadani tregojnë se ai kishte ide dhe ishte trim", ka thënë Demolli. Ai përgatiti ushtarët e lirisë për luftën në Koshare dhe rëndësinë që kishte thyerja e këtij kufiri.
Institucionet e Kosovës, sipas tij, po angazhohen për ngritjen e mirëqenies së gjithë pjesëtarëve të UÇK-së. Kurse, në emër të familjes, Lorina Agim Ramadani ka thënë se tash duhet të vazhdojë lufta për zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës./Kosovapress/ /atsh/
