"Agimi i Artë" bllokon shqiptarët
në Kapshticë: Do t'ju djegim!

në Kapshticë: Do t'ju djegim!">
KORÇE – “Agimi i Artë” hakmerret, duke bllokuar emigrantët shqiptarë, që të mund të rikthehen në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Nga pika kufitare e Kakavijës - ku kanë hyrë shpeshherë më parë, por edhe janë ndaluar nga policia - eksponentë të "Agimit të Artë' sot në mesditë janë zhvendosur me një protestë antishqiptare në doganën e Kapshticës, në anën greke, dhe prej andej kanë vijuar në Kostur, ku edhe aty kanë penguar sërish kalimin e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë apo anasjelltas.

Siç mësohet nga korrespondentja e 'A1 Report" në Korçë, Lediona Xheladinaj, protestuesit e ‘Agimit të Artë’ kanë tentuar të godasin me grushta edhe tre shqiptarë, por fatmirësisht nuk i kanë lënduar, pasi ka ndërhyrë policia greke.

Në protestë u shfaq edhe një parullë ksenofobe: "Shqiptarët janë qenër, nuk i duam në vendin tonë, do t'i djegim."

Për pasojë, shqiptarët që kanë dashur të kalojnë kufirin kanë devijuar rrugën për në atdhe nga Follorina, e cila ndodhet kilometra larg Siç raportohet edhe në orën 16:00 protesta vazhdon dhe rruga e Kosturit mbetet e bllokuar dhe nuk dihet se derisa do të zgjasë.
 
Për të shmangur përplasjen, autoritetet doganore shqiptare ndërprenë punën rreth një orë dhe Drejtori i Kufirit, Ylber Zyberi, diskutoi me homologët grekë për shkaqet e protestës. Asnjë shqiptar nuk u lejua të kalojë tokën shqiptare për të penguar konfrontimet.

Forca të shumta policie të të dyja palëve mbikëqyrën ndërkohë situatën nga afër. Arsyet e protestës për një farë kohe qenë të paqarta dhe nuk pati ndonjë prononcim zyrtar nga ndonjë palë.

Sipas emigrantëve shqiptarë, të cilët u prononcuan për 'A1 Report" dukej qartë se protesta zhvillohej kundër emigrantëve shqiptarë, pasi gjatë protestës dëgjoheshin vetëm fjalë ofenduese për shqiptarët, të shoqëruara me parulla.

Sipas tyre protesta është zhvilluar për konfliktin e kishës së Përmetit, si dhe për vrasjen e adoleshentit grek, Aristotel Guma, ngjarje e ndodhur kjo pesë vite më parë nga një shtetas shqiptar.
 
Në orën 14:30, protesta u ndal, por disa neonazistë nuk u larguan nga kufiri dhe e zhvendosën protestën në rrugën e Kosturit.

Si pasojë, radha e qytetarëve shqiptarë që deri në orën 14:50 prisnin të hynin në Greqi, arriti në disa kilometra. Dogana shqiptare pritet të punojë me tre sportele për të përballuar fluksin e madh në kushtet kur temperaturat janë të larta dhe, në radhët e atyre që presin të kalojnë, ka kryesisht familje me fëmijë.

Ndërkohë pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje për përballimin e fluksit në këtë pikë kufitare.
 
Lajm i përditësuar
Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca