Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)

Sot u mbushën 5 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), teksa në mjediset e reja në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet u përurua edhe shtëpia e re për këtë institucion që ndodhet nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

I pranishëm ceremoni sot (10 Dhjetor) ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga drejtori i kësaj agjencie Haki Çako, përfaqësues të vendeve donatore, si dhe përfaqësues të institucioneve që kanë rol në përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive.

Vengu e vlerësoi ngritjen dhe modernizimin e kësaj qendre si shumë të rëndësishme dhe si një hallkë thelbësore në përballimin e emergjencave.

“Dua që të falenderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura që në bashkëpunim me AKMC kanë arritur që të krijojnë këtu një kapacitet kombëtar dhe jo vetëm, një sallë që i shërben një institucioni, por një sallë që i shërben të gjitha institucioneve në rang republike, të përfshira në përballimin e fatkeqësive dhe të gjitha nevojat për kërkim-shpëtimin”, tha ministri.

Ai shtoi se gjithashtu është në proces dhe për pak ditë do të auditohet nga të gjitha organet përkatëse ndërkombëtare rregullatore dhe kapaciteti shqiptar për kërkim-shpëtimin, sipas rregullores që ka përcaktuar ICAO (Agjencia Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) për këto raste.

Më tej do vlerësohet se si janë ndërtuar kapacitetet për t’iu vënë në dispozicion prefekturave, infrastrukturës kritike, enteve apo Forcës Ajrore.

Më tej, ministri Vengu vuri në dukje kontributin e AKMC në përballimin e fatkeqësive gjatë viteve të fundit dhe kërkoi që roli i kësaj agjencie të shpërndahet edhe më gjerë në territor.

“Mbaj mend shumë mirë të gjitha fatkeqësitë që kemi kaluar nga tërmeti dhe deri më sot dhe është mirë në fakt që AKMC është rritur përmes trajtimit të krizave që besoj e ka bërë sot një institucion, i cili është në qendër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile me të gjitha instrumentet teknologjikë dhe tani ka ardhur momenti që këtë sallë shembullore qoftë në organizim, qoftë në teknologji le të fillojmë pse jo ta shtrijmë në kapacitete dhe në ato katër njësi rajonale, ku AKMC ka personel dhe duhet ta forcojmë më tej, që të prezantohet në të gjithë territorin”, u shpreh ministri, duke falenderuar edhe donatorët.

Drejtori i AKMC-së Haki Çako shtoi se Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile përveçse operon në kohë reale me Qendrën e Kërkim - Shpëtimit dhe gjithë strukturat dhe institucionet në nivel kombëtar e vendor, do të mikpresë edhe Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

Nga ana e saj, Stefania Vizzaccaro, drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim si financuese kryesore e ngritjes dhe modernizimit të e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti, si dhe vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.

Në përfundim, ministri Vengu dhe të ftuarit e tjerë vizituan nga afër mjediset e reja të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes, takuan punonjësit dhe u njohëm me punën e tyre të përditshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër