Agjencia e Prokurimit Publik thirrje bizneseve: Keni kohë deri më 27 janar për regjistrimin në Sistemin Elektronik të Procedurave

Agjencia e Prokurimit Publik thirrje bizneseve: Keni kohë deri më 27 janar për regjistrimin në Sistemin Elektronik të Procedurave

Data 27 janar është data e fundit, në të cilën të gjithë autoritetet kontraktore që duan të marrin pjesë në procedurat e prokurimeve, duhet të respektojnë për t’u regjistruar në Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Njoftimi i dhënë së fundmi nga Agjencia e Prokurimit Publik nënvizon edhe çështjen e përgatitjes të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik, e cila duhet realizuar të paktën 10 ditë përpara miratimit për buxhetin.

“Bazuar në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Per prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur nga pyetjet e dërguara së fundmi aga autoritetet kontraktore, sa i takon hartimit te regjistrit të parashikimeve procedurave të prokurimit publik, sjell ne vëmendje parashikimet e nenit 4, pika 1, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, clatë 29.12.2014 “Per miratirnin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar.

Në këtë dispozite nënligjore parashikohet se: “Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, autoriteti kontraktor është përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e regjistrit vjetor të parashikimeve për procedurat e prokurimit publik në përputhje me formën dhe mënyrën e parashikuar në udhëzimet e APP-së. Ky regjistër duhet të përgatitet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi për buxhetin”. -thotë APP në njoftimin e saj të fundit.

Më tej, shtohet se bëhen me dije autoritetet kontraktore se, afati i fundit për krijimin në Sistemin e Prokurimit Elektronik te regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, do të jetë data 27 Janar 2020.

“Gjatë krijimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, autoritetet kontraktore duhet t’i referohen Udhëzimit të APP Nr. 1, datë 05.01.2018 “Në hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe tyre në sistemin e prokurimit elektronik”.

Në fund, APP shton se regjistrat e parashikimeve të procedurave prokurimit krijohen elektronikisht në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ndaj ato nuk duhet të dërgohen në formë shkresore në APP./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve