Plani i qeverisë për të ndërtuar një model të suksesshëm zhvillimi në zonat rurale përmes programit 100 fshatrat tashmë ka kaluar në dorën e një akademie të dedikuar për këtë pjesë. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri me dije edhe detajet mbi mënyrën sesi do të procedohet për hartimin e planeve, organizmin e grupeve si dhe orientimin që do të marrë secili fshat në bazë të pikës së fortë.
22 grup fshatrash do të studiohen nga 22 skuadra pune të dedikuara të cilat do të punojnë për hartimin e modeleve të zhvillimit për secilin prej tyre. Skuadra e dedikuar do të ketë në përbërjen e saj pesë studentë, një drejtues grupi me status pedagog, një asistent grupi dhe një grafik dizenjator me kohë të pjesshme. Gjithashtu skuadrat do të mbështeten nga studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës si dhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Thuhet në shpjegimin e Agjencisë
I njëjti dokument bën një ndarje të potencialeve që shfaq secili fshat i përfshire në listë duke nënkuptuar se mund të jenë më shumë se një pikë e fortë. Kështu, të paktën 28 fshatra kanë si pikë të fortë natyrën, 72 të tjera kulturë, 68 kanë pasurinë ujore, 29 agro-përpunimin, 53 blegtorinë, 94 bujqësinë dhe dy prej tyre vetitë kurative.
Komente







