Agjencia 'fantazmë' i siguroi udhëtimin kundrejt 13 mijë euro, zhduket nga Indonezia 32-vjeçari

Pa Gjurmë, bën publike vendimin e Gjykatës së Tiranës,mbi dënimin e Bundos me 10 vite burgim. Ndërsa dibrani Mensur Prençi rezulton i humbur prej vitit 2014, Bundo jeton në arrati.

’’Pa gjurmë’’ rikthen ngjarjen e tre viteve më parë. Rasti i hetuar nga prokuroria i përket Mensur Prençit, të riut nga Dibra, të cilit iu kërkuan plot 13 mijë euro për të mbërritur në Australi. Por, sikur të mos mjaftonte shuma e kërkuar, prej më shumë se 5 vitesh familjarët e Mensurit nuk dinë asgjë për fatin 32-vjecarit, ndërsa Luan Bundo, personi që mori përsipër trafikun klandestin është në kërkim prej vitesh. Më datë 19.12. 2016 shpallet fajtor i pandehuri Luan Bundo për veprën penale ’’Ndihmë par kalimin e paligjshëm të kufirit’’.

Administratori i një agjencie sigurimesh, rrezikon dënimin me 10 vite burgim për akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Kaq ka qenë pretenca e Prokurorisë së Tiranës, e cila në kërkimin e masës së dënimit ka patur parasysh linjën e trafikut, që Bundo përdorte për të dërguar njerëz në Australinë e larget dhe faktin që personi që duhej të shkonte në Australi rezulton i zhdukur.

Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençit, që kërkohet sot në ’’Pa gjurmë’’, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet dy indionezianëve dërgoheshin për në Australi.

Sipas familjarëve të Prençit, kontakti i fundit me Mensurin ka qenë gjatë kohës që qëndronte në ishullin Kupang në pritje për t’u nisur drejt Australisë. Pas këtij momenti i pandehuri Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Prençit se djali i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Darëin të Australisë.

Por humbja e kontakteve dhe mos marrja e asnjë informacioni lidhur me fatin e 32-vjecarit, kur edhe për Luan Bundo, i cili është shpallur në kërkim nuk ka asnjë gjurmë vendndodhje.Kjo ka detyruar familjarët të denoncojnë rastin në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të Mensur Prençit të riut 32 vjecar ëndrra e të cilit ishte Australia e Largët. Ai u nis më 23 prilli i vitit 2014, kur vendosi të ndërrmarrë këtë udhëtim të gjatë pa aprovimin e familjes.

Nga ana tjetër vëllai i Mensurit ka zbuluar detaje të reja duke thënë se dyshon që vëllai i tij mund të jetë në ndonjë kamp në zonën neutrale mes Australisë dhe Zelandës së Re.

"Në momentin që shkoi vëllai, u informuam se vendi ku po shkonte vëllai po mbylleshin kampet. Më pas na tha Luani se vëllai është marrë nga policia në Australi." ka thënë ai.

"Është një zonë neutrale mes Zelandës së Re dhe Australisë. Ku paguhet se të mbahen klandestinët. Kemi një dyshim se edhe vëllai mund të jetë aty. E kam në telefon videon se si trajtohen emigrantët. Në rrjetet sociale kam zbuluar se ai jeton në Indonezi. Në agjencinë e tij ai nuk ka asnjë. Agjencia ka një letër aty të dera." ka thënë më pas vëllai.

Ndërkohë gazetarja e Pa Gjurmë ka shkuar në agjencinë që dërgoi Mansurin në Zelandën e Re, e cila vijon punën ende.

"Ndodhem para agjencis në qendër të Tiranës. Mbrapa 15 katëshit. Momentalisht është mbyllur por kjo agjenci funksionon ende. Ka edhe numra kontakti. Jemi interesuar edhe për administratorin Luanin, por nuk na kanë dhënë informacione." ka thënë gazetarja e Pa Gjurmë.

Pa Gjurmë ka kontaktuar në numrat që kjo agjenci kishte afishuar në dyert e ambientit ku operonte, por personi në fjalë ka mohuar të ketë lidhje me Luan Bundon.

"Po, degjo jemi dy veta më të njëjtin emër me të njëjtin mbiemër. Nuk jam ai që kërkoni ju. Nuk kam fare biznes. Dëgjo pra të sqaroj, ne ndryshojmë nga emri i babait dhe nga emri i nënës e nga mosha. Luan Bundon nuk e njohë. Nuk jam Ceni. Jam Fatmir Kazazi. Po me këtë emër ka edhe një tjetër." ka thënë personi i kontakuar.

Në fund vetë vëllai i Luanit ka dhënë e dhe një mesazh të fortë për prindërit e tij, të cilëve u uron që djali i tyre të gjendet sa më shpejtë.

"Sonte u drejtohem prindërve të mijë. Ata po kalojnë këtë situatë të keqe. Uroj të gjendet sa më shpejtë vëllai im dhe djali i tyre. Me Luanin kam qenë shumë i qetë gjithmonë për këtë ngjarje."

Por cili është vendimi i Gjykatës së Tiranës që mban datën 19.12.2016

Në datën 19-06-2015, është paraqitur shtetasi Mirush Prençi i cili i ka sqaruar se në datën 23-04-2015, djali i tij Mensur Prençi është larguar nga pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës për të ikur në emigracion në Australi. Në periudhën 24.04.2014- 26.04.2014 ai ka komunikuar me familjarët e tij duke u thënë fillimisht se ndodhej në Bullgari dhe më pas duke u konfirmuar se ndodhej në Indonezi.

A ekziston ndonjë shtetas me të dhënat indentifikuese “anëar Dahlia” në Kunpang apo në ndonjë vend tjetër të Indonezisë?

Dëshmitari Eduard Prençi, I cili është vëllai I të humburit deshmoi se Mensuri kishte folur vetë më parë me Luan Bundon dhe u kishte thënë se do të ikte me këtë person në Australi, duke u kërkuar të gjenin lekët për këtë punë dhe duke u thënë se shuma e lekëve që duhej t’i paguante të pandehurit ishte 13 mijë euro. Atë ditë ata janë takuar me Luan Bundon, cili u ka thënë se kjo gjë është shumë e sigurt dhe se gjithcka do të shkonte në rregull.

Dëshmitari Eduard Prençi deklaroi se Luani ka ndenjur një muaj në Indonezi dhe është I interesuar për vendndodhjen e Mensurit dhe deklaroi se dy indonezianët që njihte Luani dhe nisën Mensurin për në Australi kishin një shef që quhej Anëar Dahlia, i cili merrte edhe paratë për cdo person që niste për në Australi.

2 maji i vitit 2014 është kontakti i fundit i tij me të vëllanë, Eduard Prençin. Mensuri i tha se disa indonezianë do t’a ndihmonin atë, që me anën e një peshkarexhe, të arrinte në destinacionin e tij e fundit, në Australinë e largët. Familjarët po prisnin një komunikim nga ana e tij, gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

Në këtë veprimtari të kundërligjshme, i pandehuri ka bashkëpunuar me disa shtetas indonezianë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga Interpoli, gjithashtu edhe nga Indonezia duke ju derguar një letër, përgjigjia e së cilës nuk u kthye kurrë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suada: 08/10/2019 02:29

    TRAFIKANTET E KLANDESTINEVE DHE ATA TE FEMRAVE PER PROSTITUCION ,,,DUHEN TE EKZEKUTOHEN NE RRUGE SIC IA BEN PRESIDENTI I FILIPINEVE DUARTE...@*

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja