Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

Ministrja Anila Denaj

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka rritur parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila thotë se parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 është 1.4 pikë përqindje, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë të këtij viti.

Ndërsa citon Agjencinë, Denaj thotë se parashikohet që pjesa më e madhe e rikuperimit të jetë nga procesi i rindërtimt pas tërmetit, procesi i shpejtë i vaksinimit, rënia graduale e papunësisë etj..

“Lajm i mirë! Parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare nga Fitch Ratings Inc., Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.

1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:

Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:

rindërtimi pas tërmetit;

progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;

rënia graduale e papunësisë;

rritja e  konsumit privat;

rritja e  eksporteve;

rritja e të ardhurave;

rritja e investimeve kapitale

Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH”, shkruan Denaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin