Agjenti dhe babai i Canës:
Loriku do të mbetet te Lazio

Agjenti dhe babai i Canës: <br />Loriku do të mbetet te Lazio
Pavarësisht oshilacioneve dhe ndeshjeve të munguara si titullar, Lorik Cana, nuk do të ndryshojë ngjyrën dhe fanelën këtë sezon të ri. Sipas Agim Canës, në një intervistë të dhënë në “Radiosei” e ardhmja e Lorikut është në skuadrën e Lazios.

Tashmë ai e njeh më mirë futbollin italian dhe do të përpiqet që të bëj më të mirën në vazhdim. “Nuk ka qenë një sezon i mirë për të për shkak të dëmtimeve që ka pësuar, por si një njeri me personalitet ai do ta përmbushë kontratën e tij me përpikëri” kështu ka pohuar i ati i Lorik Canës, Agimi i cili është njëkohësisht edhe agjenti i Kapitenit të Kombëtares Shqiptare.

Mesfushori shqiptar, Cana më parë ka luajtur edhe për klubet franceze, PSG e Marseille si dhe për Sunderland, dhe turqit e Galatasaray.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit, vdes presidenti iranian Raisi dhe ministri i Jashtëm! Nuk ka asnjë të mbijetuar

Rrëzimi i helikopterit, vdes presidenti iranian Raisi dhe ministri i Jashtëm! Nuk ka asnjë të mbijetuar