Agjenti i Manaj: Një keqkuptim
Rei do t’i kërkojë falje De Biasit

Agjenti i Manaj: Një keqkuptim<br />Rei do t’i kërkojë falje De Biasit
Pas reagimit të fortë të futbollistit të Interit psa deklaratave të De Biasit, menaxheri i Manajt Alberto “Jimmy” Fontana ul tonet duke sqaruar gjithçka dhe kritikuar lushnjarin.
 
“Reit që është i grumbulluar me kombëtaren U-21 ju përcollën nga disa miq të tij disa deklarata ku i thanë që Misteri De Biasi paska folur dje duke i thënë që Rei i ka dërguar mesazhe për tu grumbulluar në kombëtare, dhe Rei që e ka kuptuar se ka gabuar, është rrëmbyer, ka dërguar këtë përgjigje në Facebook, por ka qenë komplet një keqkuptim.
 
Kjo në kuptimin që Rei e ka shumë për zemër kombëtaren, është e vërtetë që i ka dërguar një sms Zotit De Biasi pas ndeshjes me Serbinë duke i thënë se ishte në dispozicion për tu grumbulluar për ndeshjen me Armeninë, por thënë gjithë këto Rey ka gabuar, pasi para së të shkruash duhet të dish saktësisht atë që është thënë”tha ai për supersport.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse