Specialistja e hetimeve të Krimit në komisariatin numër 2 të Tiranës, Gesiana Fani ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë pasi një person i maskuar e ka kërcënuar me jetën e saj dhe të vajzës së vogël.

Në denoncimin që ajo ka bërë ka deklaruar se ka qenë duke shkuar të marrë vajzën e saj nga shkolla, kur një person i maskuar me motor i është afruar dhe e ka kërcënuar me jetë. 

Kjo gjë e ka tronditur dhe frikësuar specialisten e hetimeve, e cila ka shkuar menjëherë për të bërë denoncimin.

Ndërkohë që sipas të dhënave të policisë dyshohet së kërcënimi që i është bërë Gesiana fanit lidhet me detyrën e saj si Specialiste e Hetimeve të krimit, megjithatë gjithçka pritet ta zbardhin hetimet të cilat kanë nisur.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)