Presidenti i ekipit të Juventusit Agnelli në përfundim të vitit kalendarik ka folur për mediat duke shpalosur objektivat për këtë edicionin futbollistik nga Seria A, Champions League.
Agnelli pavarësisht se Juventusi është shkëputur 9 pikë nga rivali më i fortë, që është Interi në vendin e tretë, nuk e quan të përfunduar kampionatin. “Seria A nuk ka përfunduar, pasi ka edhe shumë javë përpara se të vendoset fituesi.
Sigurisht që diferenca që kemi krijuar me rivalët direkt dhe më të afërt është e konsiderueshme, por gara nuk është mbyllur” shprehet bosi bardhezi.
Por këtë edicion “Zonja e Vjetër” nuk kënaqet vetëm me kampionatin duke i hedhur sytë edhe nga Champions League. “Champions është trofeu që të gjithë do të donin ta fitonin, këtu nuk bën përjashtim as ekipi i Juventusit.
Deri tani kemi bërë një paraqitje të mirë, por duhet të kemi kujdes përballë Celtic sepse ashtu sikur të gjithë e shikuam, ata arritën që të mundin edhe Barcelonën. Do të ndërhyjmë në merkato për të plotësuar disa hapësira, por ekipi është i kompletuar” përfundon Agnelli.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com